Namir Lapardhaja: Sa do të zgjasë dehja?

Aktualitet

Propaganda 45-vjeçare ne Shqiperine diktatoriale projektoi ne diskursin publik nje mrekulli ireale dhe virtuale, vetem ne mendjen dhe ne endrrat e atyre qe e trumbetonim me te madhe.
Rreziku imagjinar anglo-amerikan ne ’90 doli se jo vetem paska qene nje enderr e pavertete, por rreziku me i madh, me i demshem dhe me i pariparueshem, paskemi qene vete ne.
Me te njejtin variant dhe metode vijohet edhe sot: te keqen pushteti, edhe pas 4 vitesh qeverisje, e sheh tek opozita; te keqen e sheh tek media, edhe pse shumicen e saj e ka te blere, nen diktat dhe kontroll absolut; problemin e sheh tek kritizeret, nderkohe qe e “verteta” e tyre eshte jo vetem absolute, por e pakonkurueshme me asnje me pare.
Ne kete kuptim, dukemi sikur jetojme nen nje regji qendrore qe na orienton e projketon se cfare duhet te themi, cfare duhet te mendojme, cfare duhet dhe nuk duhet te pelqejme etj. Nen nje regji qe na projekton se cfare eshte e mire dhe e keqe per ne, cfare eshte e drejte dhe e padrejte, cfare eshte e sakte dhe e paskate, cfare eshte ligjore dhe antiligjore. Ne fakt, duket nje realitet absurd, i krahasueshem vetem me librat e letersise absurde.
Por sa do te zgjase dehja?
E sigurt eshte qe sado te zgjase, ajo nuk do te jete e pafund.
Edhe propaganda dhe trushplarja e ka nje limit.
Heret a vone shqiptaret do te ndergjegjesohem qe barku nuk mbushet me lugen bosh, ndersa realiteti eshte ai i perditshmi, qe jeton gjithsecili prej tyre, dhe jo ai i fundjaves virtuale te kryeministrit te ketij vendi.

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments