Topalli: Edi Rama është i paburrë

Politike

Qeveria de-fakto ka rënë. Por Kryeministri Edi Rama po përdor thjeshtë mekanzimat ligjor për ta mbajtur në këmbë si të mundet e me se të mundet. Ndërsa qytetarët janë ende të shokuar nga ajo që ndodhi dje me grabitjen e milionavë të një banke në mes të rrugës e në mes të ditës, një tjetër tregues se shteti ka rënë është edhe fakti se prej gati dy muajsh mazhoranca qeverisëse mban të kyçur në sirtarë provën e zjarrit që do të digjtë përfundimisht lidhjen politike Rama-Meta.

Po flasim për Dekretin e Presidentit të Republikës për Ligjin e Plehrave të cilën Edi Rama nuk guxon të kërkojë votimin e këtij dekreti, sepse me shumë gjasë ai moment votimi në Kuvend do të shëntonte aty për aty kapitullimin e qeverisjes së tij. Ish kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e ka ngritur sërish dje këtë çështje gjatë fjalimit të saj: “Po bëj  një tjetër pyetje: Pse nuk vjen këtu dekreti i Presidentit? Sa kohë ka kaluar? Janë shkelur Kushtetuta, Rregullorja dhe ligji.  Dhe pastaj  më thoni që ka qeveri. Qeveria ka rënë, zotërinj”.

Sipas Topallit: “Kryeministri i vendit, është i paburrë, se duhej të kërkonte votëbesimin. Meqë ai nuk guxon të  hedhë në votim dekretin e  Presidentit për plehrat, ai duhet ta përdorë këtë si mocion për  votëbesim. Pse nuk e bëri? Ju nuk jeni më. Qeveria nuk ekziston më. Kjo është gjëja  më e parëndësishme. Ajo që më mundon më shumë, është se sot nuk ekziston më shteti shqiptar” – ka deklaruar Topalli, e ndërsa sigurisht për këtë çështje nuk është ndjerë askush nga grupi kuvendor socialist, meqë kabineti qeveritar ishte tretur dje në sallë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?