Nga L. Tod Wood: A është normale për një ambasador të Shteteve të Bashkuara të shantazhojë një parti politike?

Analize

Nga L. Tod Wood*

Le të fillojmë me një pyetje të thjeshtë: A është normale për një ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të shantazhojë një parti politike në mënyrë që të avantazhojë një tjetër – në një vend të huaj? Le të shkojmë pak më tej.

A është normale për një ambasador të SHBA-ve që t’i diktojë politikat qeverisë së një vendi të huaj, duke e kërcënuar me “pasoja”, në qoftë se qeveria nuk ndjek urdhrat e tij? A është e pranueshme që një ambasador amerikan të ndjekë axhendën e një farë miliarderi hungarezo-amerikan dhe organizatave që ai financon, dhe jo interesat e qeverisë amerikane, interesa që përfshijnë një proces të hapur demokratik dhe aftësinë e institucioneve të qeverisë huaj për të kryer detyrat për të cilat është e mandatuar?

Po nëse unë ju them juve se Kryeministri i atij vendi ka marrë pjesë në dasmën e miliarderit liberal Xhorxh Soros? Po nëse unë ju them juve se z. Soros ka mbështetur në Shqipëri një qeveri për të cilën kritikët thonë se ka përfituar nga tregtia e etur e drogës, që po vret mijëra njerëz anembanë Evropës? Po nëse ky Ambasadori i SHBA-ve është parë të bëjë përpjekje për të mbyllur hetimin ndaj një prej kompanive më të mëdha në Shqipëri në një kohë që predikonte lidhur me nevojën për të luftuar korrupsionin e zyrtarëve?

E gjitha ka filluar disa javë më parë në vendin e vogël ballkanik, ku procesi për të reformuar sistemin e drejtësisë nga themelet është në rrugë e sipër. Ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu, duke punuar me partinë në pushtet që mbështet nga Soros, anuloi vizat amerikane për rreth 70 anëtarë të Partisë Demokratike (që është në opozitë) të cilët ishin gati për t’iu nënshtruar “vetting”-ut para se të kandidonin për t’u bërë pjesë e sistemit gjyqësorë në vend.

Ky veprim flagrant partizan dhe aspak demokratik e zhyti vendin në një krizë politike. Përmes një deklarate, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka konfirmuar se kishte “revokuar vizat jo-emigruese për disa gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë pasi ka dalë në përfundimin që këta zyrtarë nuk kualifikohen për këto viza. Për shkak se të dhënat e vizave janë konfindenciale sipas ligjit të Shteteve të Bashkuara, ne nuk mund të komentojmë mbi raste individuale.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara e ka ndërmarrë këtë veprim përpara procesit të pritshëm të vetingut, që do të vlerësojë lidhjet e zyrtarëve të caktuar me korrupsionin”. Ajo që deklarata nuk thotë është se asnjë nga individët e prekur nga ku vendim nuk i përkiste Partisë Socialiste të Kryeministrit Edi Rama. Me pak fjalë, i dërguari i qeverisë SHBA-ve është duke përdorur tani taktikën e “të fortit” për ta bërë sistemin gjyqësor në Shqipëri “rob” të partisë që po pasohet nga tregtia e drogës dhe mbështetet nga Nisma për Shoqërinë e Hapur të z. Soros, që bën thirrje për legalizimin e drogës. Prokuroria e përgjithshme shqiptare ka reaguar me zemërim, duke shpërndarë një deklaratë ku ndër të tjera shkruhej:

“Prokuroria e Përgjithshme do t’ia bëjë të qartë z. Lu se në qoftë se ai mendon se është Zot në politikën shqiptare, nuk mund ta bëjë një gjë të tillë me Prokurorinë. Z. Lu mendon se ai ka fatin e Prokurorisë në dorë, kur ai shantazhon këtë institucion në mënyrë që të mbyllë hetimet ose duke i revokuar vizat”. Deklarata në fjalë thekson se lëvizjet e ambasadorit ishin “tipike sorosiane, me qëllim manipulimin e opinionit publik dhe zhvlerësimin e institucioneve”.

Çdo veprim nga një diplomat i SHBA-ve që ka për qëllim të mbështesë vetëm njërën parti në kurriz të një tjetre në një vend të huaj është anti-demokratike, aspak amerikane dhe në kundërshtim me parimet e Shteteve të Bashkuara. Krijimi i një sistemi drejtësie të kapur nga një parti është e kundërta e asaj që ishte menduar kur nisi reforma gjyqësore në Shqipëri. Ja si qëndrojnë gjërat: Ka simpatizantë të fshehtë në Departamentin e Shtetit post-Obama që po punojnë me një axhendë sekrete që është anti-republikane dhe/ose anti-Donald Trump.

Dhe disa prej tyre tani po dalin hapur: Rreth 1,000 diplomatë së fundmi nënshkruan një “memorandum mospajtimi” kundër vendimit të përkohshëm të z. Trump lidhur me emigracionin. Këta njerëz nuk e kanë aspak problem anulimin e vizave për ata që kundërshtojnë politikat e tyre neo-marksiste përtej oqeanit, por janë gati të bëjnë një sy qorr para prapësive, le të themi të regjimit iranian, Hamasit, ose Autoriteteve Palestineze./”Washington Times”

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments