Civici jep alarmin për sistemin bankar pas grabitjeve të ndodhura.

Ekonomi

Vetëm në dy vitet e fundit, në 4 grabitjet e parave të bankave në rrugën drejt Rinasit kanë humbur rreth 7 milionë euro. Adrian Civici, një nga ekspertët më të njohur të sistemit bankar, shpjegon në rubrikën “Para e Pasuri” të Aurora Sulçes se dy janë rrugët që bankat të rekuperojnë këtë humbje: e para nëse e ulin nga fitimi i aksionerëve dhe së dyti, nëse banka vendos të rrisë kostot e operimit, përfshi këtu komisionet për qytetarët

Vetëm në 4 grabitjet gjatë transportit fizik të parave të bankave në rrugën drejt Rinasit, që prej shkurtit 2015 e deri dje, që ishte ngjarja e fundit kanë humbur në total rreth 7 milionë euro. Eksperti i sistemit bankar, Adrian Civici shpjegon në rubrikën “Para e Pasuri” të Aurora Sulçes se dy janë skenarët sesi këto para mund të rekuperohen nga bankat.

Civici vlerëson se grabitjet gjithmonë e më të shpeshta të bankave po dëmtojnë jo pak sistemin bankar, duke goditur veçanërisht imazhin dhe besimin e investitorëve.

Sipas Adrian Civicit, grabitjet në ambientet e bankave dhe gjatë transportit fizik të parave po ndodhin për shkak të moszbatimit të rregullave, të cilat të shkruara ekzistojnë.

Për ekspertët e ekonomisë, grabitjet e bankave nuk mund të konsidreohen më ngjarje sporadike, por një fenomen që kërkon një  reagim të fortë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?