Albina Dede: Durimi është sosë e tehu i thikës ka prekur në kockë

Aktualitet

Sot asnjë shqiptar që përjeton zezajken qeveri të Edi Ramës nuk joshet nga monografitë e kumbarëve mafiozë arrogantë e të dhunshëm, kriminelë të unshëm të Amerikës e Siçilisë së viteve ’30! Është Edi Rama, ky baron i pashpirt, i pa fe dhe i paprincipe, me një tufë çerrash langoj që të kujtojnë horrat krimit, i cili po eklipson çdo lloj parie krimi në glob.

Më shumë se shqiptarët, pa dallim kahjesh politike, askush nuk e din e nuk e përjeton. E din shpirti i plakës 100 vjeçe në Malësitë e Mirditës, e cila ndërroi jetën jo vetëm në vetmi, por pa dritë e ngrohje, se i pashpirti “rilindas” i preu energjinë! E ndjen tregtari që mejton e vajton rreth dyqanit me qepena të ulur!

E ndjen biznesmeni i huaj që si “dhuratë”për miljonat e investuara mori shpërblim masakrimin nga kriminelë të lidhur me pushtet. E ndjen biznesmeni shqiptarë i detyruar të shpronësohet nga Shullazët e Sajmo Qorrit! E kush se ndjen këtë batërdi që nuk ngjan me asgjë etatiste as në diktaturën moniste. E ndjen ti shqiptar që ruan një karburant, një shtëpi, një bankë që dhunohesh vritesh e masakrohesh nën hundët e policisë “që duam”, nga kriminelë ordinerë, në mos nga policia maskë.

Dikur pararendësit e tyre i quajtëm maska.Por çeta e Ramës nuk mban as maskë. Ajo bashkinë, zyrën, policinë e shtetit, e kthen në gardë droge. Ajo kriminelin ordiner si Roshi e bën lider.Ajo deputetin e saj e çon si korrier te Balilët e makinën e ministrit e kthen në taksi për Habilët.

Prandaj durimi është sosë e tehu i thikës ka prekur në kockë. Prandaj çadrat e Perëndimit lagen nga lotët e emigrantëve shqiptarë, që çdo ditë vijojnë të ikin nga Atdheu-ferr me intensitet të paparë. Prandaj do ketë 18-Shkurt, jo si rutinë politike opozitare, por si limiti i fundit i shpëtimit të demokracisë shqiptare. 18-shkurti nuk do ketë ngjyrat parciale të parties, por do jetë respiracioni idrejtuar për të shpëtuar nga kulçedra e oligarkisë. 26 vite më parë pikërisht në ditë shkurti Rinia e Shqipërisë ju shkurtoi jetën busteve e statujave. Sot lipset që në muzeun e errët të kujtesës së dhimbëshme shqiptare të instalojmë dhe kadavrat e oligarkisë.

18 shkurti nuk është as rradhë e as rutinë, por manifestimi i dhimbjes njerëzore shqiptare nga një klikë pinjollësh e dalë fare!

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments