Cili argjendar vallë do na shkrinte të dy?
Çfarë do të bënte mjeshtri vallë?
Kurorë mbretërore që një bukuroshe vë mbi flokun e zi
apo monedha me të cilën e shkuara
do blinte të ardhmen e saj…?
Apo ndoshta në unazë do na shndrronte
për gishtin rebel që nuk u nënshtrua dot
apo ndoshta varëse në gushën tënde
e lagur në të rrallë nga një pikë lot…?
* * *
Pa gjurmët e të tjerave te ty dot s’do të arrija
dhe udha pa gjurmë s’është udhë kurrsesi…
nga bregu im ato s’mund t’i fshija,
bregun nuk e bën breg veç vala që i fale ti…
Je pemë apo zog, këtë nuk e di…
rrënjë e fuqishme apo i stinës migrim
nën hijen tënde qëndroj për të shplodhur
krahët që ti më dhe për më të gjatin shtegtim…
Ndaj puthmi qepallat dhe brenda tyre hyr,
bëmu drit’ e syrit dhe kurrë mos u fik…
Që vështrimi im të tjerat të mos i kqyrë
për syrin tim bëju ti qerpik…
* * *
Siç kam shkruar edhe diku, e brishta ime,
jo çdo gjethe që bie është e verdhë,
dhe vjeshtat nuk janë siç thuhet në rrëfime,
lulet nuk çelin gjithnjë veç në pranverë…
Nga katër stinët unë jam divorcuar…
si nga katër gra që i zgjodha dikur vetë…
por këtë herë symbyllurazi zgjidhmë ti mua
dhe bëju ti stina ime e pestë…
Të lulëzoj për ty në tëndin dimër,
të vyshkem për ty në tëndin behar,
në vjeshtën tënde në të gjelbërta të vishem
e në pranverë sërish shtegtimin të marr…
ikën dhe kjo ditë në të njëjtën orë…
e zakonshme…
normale…
pa ngjarje horizontale…
me dinjitetin vertikal zvarrisur në punë të vet…
ikën pa i rënë në sy askujt
si një grua pa dashnor…
vjen mbrëmja e më pas bëhet natë…
e vetmja që na bën bashkë…
turbulluar sytë e tu të papriturën duke pritur…
gjurmë të gjelbërta kapronjsh të kaltër
ne lotin e drenushes mbytur
pengojnë sytë e mi që të shohin qartë…
por nesër do vijë mëngjesi
dhe pjesë e botës së tyre do jemi përsëri
kur shfaqja e tyre do fillojë
me lule
fanfara
dedikime
predikime
idhuj të dashurisë
dishepuj
……………………..
shfaqja do vazhdoje me prestidigjatorë të lodhur…
nga kapelet e vjetëruara që dje nxirrnin pëllumba…
tashmë fshehin veç lepuj…
është ora ekzakte e harlekinëve
ora kur ata s’mund të jenë vonë
…………………………………..
loti faqes së tyre ngrirë-
ajsbergu i shpirtit tonë …
por le t’iu japim një puthje ngushëlluese
teksa malin e akullt përpjetë ngjisin
ndërsa në krahët e njëri tjetrit
thellësive tona të padukshme do zbresim
e aty le të bëjmë dashuri
horizontale
vertikale
diagonale
murale
pas murit që përjetësisht na ndan nga ata
………………………………………
le të bejmë dashuri pa statuja dhe piedestale
nëse vërtet një të tillë ka.
KENGA E KANDARIT (Nr.1)
Grua po prishet kandari
S’eshte me ai i pari
Qe qendronte dite e nate
Gati si barut i thate
Qe punonte dimer e vere
Pa u lodhur asnjehere
Qe ishte i lehte si flete
Qe mbante kryet perpjete
Qe turrej si trim ne balle
Qe kapte zocken te gjalle
Qe rropatej neper shpella
Ku ishin me te thella
Tani s’e di se cka pesuar
Here here rri menduar
Kur ben ftohte e acar shume
Struket e bie ne gjume
Ndonese eshte i permalluar
Gjuetine e ka rralluar
Kerkon belushka te ngrohta
Shijon shalushka te plota
Dhe me to sa guduliset
Fillon celet kapardiset
Buckoset e i qesh nuri
Edhe merr pamje prej burri
Pastaj fillon nga zanati
Si e ka bere dhe i jati
Dhe rreshqet vrull si ngjale
Drejte vendlindjes nga ka dale
Kenga e kandarit (Nr.2)
Grua, lere se c’me gjeti
nuk me bindet me aleti
bandilli qe cante rete
me s’e ngre koken perpjete
Vjet si kale turfullonte
grate e fshatit kur shikonte
tek i shihte picken e zbuluar
sulej si qen i terbuar
I pushtonte vete te gjitha
zgavra, shpella, guva, verra
fryhej si nje patllixhan
kur shikonte nen fustan
Sa i vinte mend zanati
e uronin grate e fshatit
po sot c’ka qe eshte i merzitur
trup e shpirt i rraskapitur?
Shiko cupat siseplota
me shale te buta e te ngrohta
nuset e bardha si bora
qe s’te shpetonin nga dora
Grate e reja sisemedhate
qe i nderroje cdo nate
dhe s’leviz te behet burre
po mbeti vetem per shurre
Ah moj grua, moj e ngrate
mbeti burri koqethate
megjithemend nuk te ngop dot
po dikur s’kam qene si sot
Isha trim, djale i hedhur
pak usta dhe per te zgjedhur
buzeqeshja me te tera
mjafton qe tu hante verra
Vec me shume doja grate
vithegjerat, sisemedhate
edhe cupat shume i desha
nuk i lija virgjeresha
Po te mbeteshin me barre
i therja, u beja varre
nuset e reja me naze
i haja si qofte taze
U ndukja siset me dhembe
sa ngrihej fshati ne kembe
isha bej, me nam e toka
beja sic me thoshte koka.
Me Zagori qesh dere e pare
me sejmen e hyzmeqare
kisha kuaj, lope e dhene
dhe gra me shume se qene
Vete i ujdisja te tera
c’me tha koka e s’i bera?
Ne Europe s’lash vend pa pare
kuplarate i mora mbare
Shijova bjondet gjermane
meskeputurat persiane
rreth e qark iu solla botes
po ne France lash ment e kokes
Kush te doje ta provoje
e mernin mikun ne goje
ne Stamboll mos shkofsha kurre
bashkohej burri me burre
Thone se eshte ves i shemtuar
ah, do vdes pa e provar
se tani kjo pune e pati
u mplaka, me la takati
Te qaj hallin xhan o grua
nuk ke faj qe s’fle me mua
te jap fjalen, te betohem
se neser do vizitohem
Preje burro, beje pace
s’vjen rinia me ilace
brodhe gjersa u kepute
ku gjete vrime, u fute
Dhe tani me lot me mpake
u martove kur u plake
hiqmu qafe, nuk te dua
s’meriton te flesh me mua
Jam e re, me zien gjaku
s’me ngop nepsi i nje plaku
u mundova te ta ngre
s’qe e thene, po te le
Ta lava me uje te ngrohte
por c’e do, mundim i kote
ti je plak, te gjithe e dine
s’ndizet zjarri pa benzine!!!!