Aktualitet

“Zhduket” Peza.

Burime zyrtare pranë organit qendror të akuzës, thanë për News 24 dhe BalkanWeb se deputeti Peza, ishte thirrur të paraqitej këtë të martë në orën 12:00, ku do të jepte deklarimet e tij, në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime.

Për arsye të panjohura, Peza nuk mbërriti në prokurori dhe nuk dihet ende nëse ai ka marrë ose jo dijeni për fletë-thirrjen e organit të akuzës.

Prokuroria nisi hetimet ndaj Pezës për evazion fiskal, deklarim i rremë i pasurisë dhe falsifikim dokumentesh menjëherë pas zbulimit të një kontrate, sipas së cilës bashkëshortja e deputetit kishte investuar shumën 1 milion dollarë për të blerë aksione në një bankë të nivelit të dytë, shkruan bw.

Në prokurori është paraqitur më herët edhe dhe ish-­bashkëshortja e Alfred Pezës, Adelina Toli e cila ka pranuar që të bashkëpunojë me organin e akuzës për gjithçka di mbi pasirinë e deputetit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?