Kanë qenë vetë mësuesit dhe nxënësit që e pranojnë një fakt të tillë. Një prej mësueseve që është duke zhvilluar stazhin në këtë gjimnaz denoncon se drejtoresha e shkollës po ushtron presion të rënë psikologjik dhe shantazh ndaj mësuesve pas daljes së lajmit se shkolla po përdoret për shpërndarje droge.
Mesazhi i stazhierit është bërë publik nga ish kryeministri Sali Berisha, i cili i bën thirrje prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet mbi këtë çështje.
Ja mesazhi i plotë dërguar ish-kryeministrit Berisha:
“Terror nga mafia e drogës mbi nxënësit dhe mësuesit e Gjimnazit “A. Moisiu”, Kavajë!
Stazhieri dixhital denoncon:
– Terrorin e egër dhe manipulimin mediatik që po ushtrohet në gjimnazin “Aleksander Moisiu” në Kavajë pasi denoncoi shitjen e drogës te nxënësit nga fallangat e trafikantit, përdhunuesit Elvis Rroshi.
– Fushatën e terrorit e drejton drejtoresha e shkollës, e cila lejon dhe lehtëson këtë veprimtari kriminale
– Drejtoresha, sipas saj është e implikuar në zhdukjen e fondeve të uniformave.
I bëj thirrje prokurorisë së shtetit të hetojë me përparësi denoncimet tronditëse të stazhierit dixhital guximtar! sb
“07/02/2017, 13:41:05: Ju lutem informoni publikun për ngjarjen e Kavajës
Në shkollë sot ka nisur terrori. Pas denoncimit që bëra tek ju dhe ju falënderoj që e bëtë publik zërin tim kërcënime të llojit më makabër duke na kërcënuar edhe familjen. Dua t’ju njoftoj terrorin që ka ushtruar sot drejtoresha e gjimnazit Aleksandër Moisiu, Kavajë ndaj mësueses Lindita Vuka, duke e ofenduar dhe kërcënuar me largim nga puna. Gjithashtu ju njoftoj se ka thirrur televizionin News24 dhe ABC news për të përgënjeshtruar lajmin e shitjes së drogës në gjimnazin tonë. Ajo sëbashku me freshistët kanë paguar prindër që janë militantë të PS për të përgënjeshtruar lajmin.
Gjithashtu për tu prononcuar përzgjodhi dhe disa mësues që janë ngjitur në majë duke jargavitur si kërmilli.
Kjo drejtoreshë duhet të hetohet dhe për tenderin e uniformave, duhet të japë llogari ku shkojnë 5000 lekshat që u kërkon nxënësve nëpërmjet mësuesve kujdestarë dhe mbi të gjitha ku u gjetën lekët për festimet e 60 vjetorit të krijimit të gjimnazit. Çu bënë lekët e fondit nga bashkia. Ne nuk kemi zë të denoncojmë se na kërcënohet familja dhe jeta por ju falënderojmë që jeni zëri ynë”.