Dëshmitari i Ballës dhunon motrën e tij për ti marrë shtëpinë me dhunë.
Ish-juristi i kompanisë CEZ Romeo Kara duket se ka probleme të mëdha edhe brenda familjes së tij, pasi ka tentuar që ti marrë shtëpinë motrës së tij. Fillimisht ka pasur debate me motrën Eglantina Shtylla dhe më pas e ka dhunuar atë duke e goditur me shkelma e grushte, siç edhe vërtetohet në vendimin e Gjykatës së Tiranës të dhënë në datën 30 shtator 2016, ku paditësja kërkon mbrojtje nga polici për shkak të dhunës së vëllait.
Ne vendim zbardhen të gjitha detajet se si ka ndodhur sherri mes Romeo Kara dhe motrës së tij, ku i padituri e ka dhunuar atë në banesën e saj.
Më poshtë, vendimi i plotë i gjykatës:
VENDIM
” NE EMER TE REPUBLIKES “
“ Për leshimin e urdhërit të mbrojtjes ”
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tiranë e përbërë nga :
GJYQTARE: KAÇE AGOLLI
asistuar nga sekretare gjyqesore Megi Jaupi, sot më dt.30.09.2016 mori në shqyrtim në seancë gjyqësore publike, çështjen civile me Nr. 12218 Akti që i përket:
PADITESE: Eglantina Shtylla, e bija e Dhimiter dhe e Iliries, e dtl. 26. 08. 1969, lindur dhe banuese ne Tirane, Rr “Muhamet Gjollesha”, pall 11/1,sh.2 ap.7,e martuar, me dy femije , arsimi i larte, e punesuar, me shtetesi shqiptare, ID 028512917. Perfaqesuar gjykim nga Av.Haneme Bakia me nr.687 licence dhe Nipt K31215119O
I PADITUR: Romeo Kara,i biri i Dhimiter dhe Iliries, i dtl 15.07.1969, lindur dhe banues ne Tirane, Rr “Muhamet Gjollesha”, pall.11/1,sh.2,ap.7, me shtetesi shqiptare. Perfaqesuar gjykim me prokure te posacme nr 2694 rep,nr 766/4 kol date 06.09.2016 nga Av.Edmond Janushi me nr 1943 licence dhe Nipt K91307042R, Anetar i Dhomes se Avokatise Tirane.
OBJEKTI: Leshimin e Urdherit te Mbrojtjes per paditesen Eglantina Shtylla,i ndaj te paditurit Romeo Kara.
BAZA LIGJORE: Ligji 9669 dt.18.12.2006 “Per masa ndaj dhunes ne marredheniet familjare”
Gjykata, pasi dëgjoi shpjegimet e perfaqesueses se paditeses,dhe te perfaqesuesit te te paditurit,administroi provat shkresore, degjoi ne pretendimet e fundit te perfaqesueses se paditeses e cila kerkoi pranimin e kërkesë-padisë ,dhe te perfaqesuesit te te paditurit i cili kerkoi rrezimin e kerkesepadise , dhe pasi e shqyrtoi ne teresi ceshtjen;
VEREN
Se paditesja Eglantina Shtylla me padinë drejtuar Gjykatës ka kërkuar lëshimin e urdhërit të mbrojtjes ndaj te paditurit Romeo Kara.
Përpara shqyrtimit të bazueshmërisë në ligj e në prova të kërkesë padisë, gjykata merr në shqyrtim juridiksionin dhe kompetencën e saj për shqyrtimin e kësaj çështje. Bazuar në nenin 35/3, 36/1 të K.Pr.Civile, gjykata vëren se mosmarrëveshja objekt gjykimi hyn në juridiksionin gjyqësor, dhe bazuar në nenin 41 dhe 42 të po këtij Kodi, është në kompetencë lëndore të kësaj Gjykate.
Në lidhje me kompetencën tokësore, gjykata vëren se ajo rregullohet nga neni 12 i Ligjit nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet famil-jare”.Ky nen parashikon se: “1. Organi kompetent për lëshimin e urdhrave mbrojtës në rastin e dhunës në familje është gjykata e rrethit gjyqësor, seksioni familjar.” në kushtet kur palët ndërgjyqëse jetojnë në Qarkun Tiranë, territor nën juridiksionin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Gjate hetimit gjyqesor rezultoi se:
Paditesja Eglantina Shtylla dhe i padituri Romeo Kara jane moter e vella. Pala e paditur ne kete proces Romeo Kora ka blere ne date 05.06.1995 apartamentin i cili ndodhet ne Rr “Muhamet Gjollesha”, pall 11/1,sh.2 ap.7 ne Tirane dhe qe prej kesaj kohe i padituri ka jetuar ne kete apartament me prinderit, gruan dhe dy djemte e tij. Pala e paditur duke qene djali i vogel i shtepise, ka qene vullneti i te dy prinderve te kalonin jeten se bashku me te ne te njejtin apartament. Pala paditese Eglantina Shtylla eshte martuar ne vitin 1989 dhe qe prej kesaj kohe eshte larguar nga shtepia duke jetuar ne shtepine e saj ne Rrugen: “Ismail Qemali”pall34,shk.1.ap 1Tirane (vertetuar nga prova te administruara ne dosje). Ne qershor te vitit 2015 gjate nje vizite te nenes se paleve, te ndjeres Lirije ne shtepine e vajzes Eglantina Shtylla, ajo ka rene duke pesuar nje fracture ne kembe dhe kjo i ka detyruar prinderit te jetojne ne shtepine e vajzes se tyre. Gjate kesaj kohe nuk u ka munguar edhe ndihma e djalit Romeo Kara i cili gjate kesaj periudhe ka qene ne levizje pune jashte vendit. Prinderit kane leshuar testament nr 3 date 22.02.2016 per shtepine e siperpermendur per djalin e tyre, te paditurin Romeo Kara. Ne daten 20.08.2016 nderron jete babai i paleve dhe paditesja shkon per ngushellim per babain dhe aty fillon debat me bashkeshorten e vellait znj.Majlinda dhe i kerkon te largohet nga shtepia pasi ishte shtepia e saj. Debati ka vazhduar edhe me bashkeshortin e paditeses dhe te te paditurit Romeo Kara i cili i ka kerkuar bashkeshortit te paditeses te largohet nga shtepia. Me tej konflikti ka gjeneruar me dhune fizike, goditje dhe shqelma. Me pas eshte lajmeruar policia e cila ka bere shoqerimin e tyre ne Komisariatin e Policise. Gjate gjykimit perfaqesuesja e pales paditese deklaron se paditesja ka hematoma te cilat i verteton me vertetimin e marre nga Spitali Universitar i Traumes Nr.20644 regj, date 23.09.2016.
Gjate gjykimit, gjykata pyeti me cilesine e deshmitareve te kerkuara nga paditesja shtetasit Enxhi Kara dhe Martin Kara. Deshmitari Martin Kara eshte djali i te paditurit dhe nipi i paditeses. Ne deshmine e tij deklaroi se ka pasur nje konfrontim ndermjet paditeses dhe te paditurit.
Ne deshmine e shtetases Enxhi Kara e cila eshte mbesa e te dy paleve ndergjyqese dhe ajo deklaron se eshte ne dijeni te debateve te halles se saj me xhaxhain (palen e paditur )
Per sa me siper paditesja i kerkoi Gjykates zbatimin e nenit 10 te ligjit Nr 9669 dt 18.12.2006 “Per masat ndaj dhunes ne maredhenie familjare” duke leshuar urdherin e mbrotjes sipas pikave te percaktuara ne kerkese padi.
Perfaqesuesja e pales se paditur, u shpreh se kerkon rrezimin e kerkese padise si te pabazuar ne prova dhe ne ligj.
Gjykata, në realizimin e hetimit gjyqësor dhe në përcaktimin e rrethit të nevojshëm dhe të mjaftueshëm të provave lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, veproi në përputhje me kërkesat ligjore të përcaktuara në nenin 15/1 të ligjit nr. 9669, dt.18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, i cili parashikon: “Provat që duhet t’i paraqiten gjykatës mund të jenë: dëshmi, raporte të policisë, raport mjekësor, akt-ekspertimi, ekzaminime dhe shpjegime/pohime të palëve, dokumente të tjera të lëshuara nga punonjësit e zyrës së shërbimeve sociale pranë njësive vendore, dokumente të lëshuara nga persona juridikë (OJF), të regjistruara sipas dispozitave në fuqi. dhe neni 15/3 i cili parashikon: “Kur nuk disponon të gjitha provat e parashikuara në pikën 2 të këtij neni, gjykata lëshon me vendim urdhrin e mbrojtjes, bazuar vetëm në përshkrimin e rrethanave dhe fakteve në të cilat është kryer dhuna në familje, duke u bazuar në bindjen e vet.”.
Nisur nga këto premisa ligjore gjykata çmoi të administrojë në cilësinë e provave shkresore.’’ – Proces verbal date 27.08.2016 nga Komisariati nr.2,Tirane ,Proces verbal date 31.08.2016 Komisariati nr.2,Tirane -Vendim per kryerjen e raportit mjeko ligjor.-Informacion i Policisë gjithsej (4 flete). Vërtetim te Spitalit Universitar te Traumes Nr.20644 regj ,date 23.09.2016 etj,kartele mjekesore nr 20644 leshuar nga Spitali Universitar i Traumes .
Deshmite e deshmitareve’’.
Gjykata pasi shqyrtoi ne teresi ceshtjen, bazuar ne rrethanat e faktit te pasqyruara nga paditesja ne padi dhe ne seancen gjyqesore dhe deklarimet e bera nga paditesja para oficerit te policise gjyqesore dhe ne gjykim vlereson se jeta e paditeses Eglantina Shtylla eshte e kercenuar nga i padituri Romeo Kara ndaj bazuar ne nenet 1,2,3,10,13,14,15,18,19 e vijues te ligjit nr.9669 dt.18.12.2006 “Per masa ndaj dhunes ne mardhenie familjare”, kerkesa e saj duhet pranuar duke leshuar urdherin e mbrotjes te parashikuar ne nenin 10 te ketij ligji , pasi cmon se ekzistojne akte te mjaftueshme per te besuar se i padituri Romeo Kara ka kryer veper te dhunes ne familje dhe paraqet rrezik per jeten e Eglantina Shtylla
Në keto rrethana Gjykata mbeshtetur ne shpjegimet e paditeses dhe ne provat shkresore e gjen të drejtë kërkesën e paditëses, të mbështetur në ligj dhe ne prova dhe si e tille ,çmon se ajo duhet pranuar.
PËR KËTO ARSYE
Gjykata në mbështetje të nenit 306, e vijues të K.Pr.Civile, Nr. 9669 datë 18.12.2006 , neni 10 .
VENDOSI
- Pranimin pjeserisht te kerkese – padise.
- Leshimin e urdherit te mbrojtjes per paditesen Eglantina Shtylla, ndaj te paditurit Romeo Kara
- Urdherohet i padituri Romeo Kara te mos kryeje ose te mos kercenoje se do te kryeje veper te dhunes ne familje ndaj paditeses Eglantina Shtylla.
- Urdherohet i padituri Romeo Kara te mos cenoje, ngacmoje, kontaktoje apo komunikoje drejteperdrejt apo terthorazi me paditesen Eglantina Shtylla.
- Urdherohet i padituri Romeo Kara te mos i afrohet paditeses ne nje distance prej 100 (njeqind ) metra
- Rrezimin e kerkeses per kerkimet e tjera
- Shkelja e ketij vendimi perben veper penale sipas Nenit 320 te Kodit Penal.
- Dy kopje e ketij vendimi i jepen pales paditese.
- Nje kopje e ketij vendimi i jepet te paditurit .
- Nje kopje e ketij vendimi i dergohet Komisariatit te Policise Nr.2 Tirane per komunikim.
- Nje kopje e ketij vendimi i dergohet Zyres se Sherbimeve Sociale prane Njesise Bashkiake Nr.5 Tirane per komunikim.
- Kunder ketij vendimi lejohet ankim ne gjykaten e Apelit Tirane brenda 15 diteve nga e nesermja e shpalljes .
- U shpall sot ne Tirane me date 30.09.2016
SEKRETARE GJYQTARE
MEGI JAUPI KAÇE AGOLLI
Pas dhënies së vendimit nga gjykata i pandehuri, Romeo Kara ka vendosur që të bëjë edhe një ankesë duke e dërguar çështjen në Gjykatën e Apelit, ku ai ka kërkuar rrëzimin e vendimit të shkallës së parë, por që është hedhur poshtë edhe nga Apeli.
Ja vendimi i Gjykatës së Apelit që rrëzon padinë e Romeo Kara:
Nr. i vendimit: 85
Dt. e vendimit: 02.12.2016
Vendimi: Kunder ketij vendimi eshte bere ankim dhe aktet i jane derguar Gjykates së Apelit Tirane e cila me vendimin nr.85, date 02.12.2016 ka vendosur: 1.Lenien ne fuqi te vendimit Nr.7619, date 30.09.2016 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.
2.Kunder ketij vendimi mund te behet rekurs ne Gjykaten e Larte, brenda 30 diteve, duke filluar ky afat nga e nesermja e shpalljes se vendimit.