AktualitetPolitike

Voltana Ademi tërhiqet papritur nga gara për 6 Marsin

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi është tërhequr papritur nga gara për të kandiduar në zgjedhjet vendore të 6 Marsit. Në këto zgjedhje do të futet edhe Komisioni i Rithemelimit, i cili ende nuk është regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Mësohet se kandidatët Rithemelimit për Shkodrën do të jenë: Bardh Spahija, Bashkim Rroji, Astrit Bushati dhe Irena Shestani, që do të garojnë nesër tek primaret e organizuara nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Kujtojmë se zgjedhjet e pjesshme do të mbahen në 6 mars, në 6 bashki të vendit:

-Bashkinë e Shkodrës

-Bashkinë e Durrësit

-Bashkinë e Vorës

-Bashkinë e Lushnjës

-Bashkinë e Rrogozhinës

-Bashkinë e Dibrës

Partia Socialiste zyrtarizoi ditën e djeshme emrat e kandidatëve të cilët do të kandidojnë për kryetar bashkie në 6 Mars, ndërsa u la “enigmë” emri për bashkinë e Lushnjës, pasi do të vendoset ditën e martë, pas konsultimit brenda strukturave të PS.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?