SHBA goditet nga stuhia e borës, pesë shtete shpallin gjendjen e emergjencës

Bota

Për herë të parë pas katër vitesh rajoni lindor i SHBA, goditet nga një stuhi bore.

Sipas autoriteteve stuhia parashikohet të shtrihet nga Karolina në Maine.

Ndërkohë pesë shtete kanë shpallur emergjencën. Guvernatorët e Nju Jorkut, Nju Xhersit, Marylandit, Rhode Island dhe Virxhinias shpallën gjendje të jashtëzakonshme, duke u thënë banorëve të mos lëvizin rrugëve për sigurinë e tyre.

Stuhi Bore

 

 

Kryebashkiaku i Boston Michelle Wu është shprehur se kjo mund të jetë një nga stuhitë më të forta. Gjithashtu ekspertët e motit paralajmërojnë përmbytje pranë bregdetit.

 123046930 Gettyimages 1238052272

Mbi 5,000 fluturime në SHBA janë anuluar. Ekspertët thonë se për shkak të stuhisë mund të ketë një rënie të shpejtë të presionit atmosferik.

Shërbimi Kombëtar i Motit po ashtu paralajmëroi kufizim të lëvizjeve duke i bërë thirrje qytetarëve që të udhëtojnë vetëm në raste emergjente.

 123048785 Mediaitem123048782

(BalkanWeb)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?