Kokalari: Blendi Fevziu mban në studio analistë mediokër dhe të rëndomtë

Aktualitet

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka ironizuar mbrëmjen e djeshme gazetarët dhe analistët që kishte të ftuar Blendi Fevziu në emisonin ‘Opinion’, teksa i ftuar ishte ish-kryeministri Sali Berisha.

“Blendi Fevziu rrallë fton gazetarë dhe analistë profesionistë në studio. Shumica janë aktivistë të rëndomtë që sulmojnë nën petkun e gazetarisë…. Mediokritet total!!”, shkruan Kokalari.

Kujtojmë se Kokalari është një mbështetëse e flaktë e ish-kryeministrit Berisha dhe ka marrë pjesë në disa “Foltore” të organizuara prej tij.

/albeu.com/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?