PS dërgon në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e pjesshme lokale

Politike

Partia Socialiste ka dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 6 mars. Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka nisur të hënën bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të PS Damian Gjiknuri, takimet me drejtuesit politikë dhe deputetët e qarqeve ku ka zgjedhje. Takimi i parë ishte në Fier dhe ka zgjatur rreth një orë. Sipas burimeve për abcnews.al në takim u fol mbi kandidaturat e PS për bashkinë Lushnje.

Kryesisë i është propozuar për kandidate për kryetare të bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa. Aktualisht ajo është kryetare e komanduar në këtë bashki.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?