Sport

Ndërhyrja e Veliajt në zgjedhjet për president, drejtori juridik: Ska ndodhur kurrë me këtë lloj egërise

I ftuar në studion e emisionit “Fair Play” nga gazetarja Enkeleida Zeko në Syri TV është drejtori juridik i FSHF-së, Aldi Topçiu, i cili foli në lidhje me ndërhyrjen e Bashkisë Tiranë me në krye Erion Veliajn  në zgjedhjet për president në Federatë.

“Ne jemi një shoqëri e politizuar dhe nuk është hera e parë që ndodh kjo situatë, por asnjëherë në këto lloj përmasash dhe me këtë lloj egërise. Forca e FSHF-së në ditën e sotme është e madhe dhe kjo peshë e këtij institucioni duhet të të ruhet dhe të jetë i pavarur. Këto zgjedhje të FSHF-së sigurisht që do të ndiqen nga FIFA dhe UEFA.”

Ndërhyrja e Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e FSHF-së?  U krijua për një moment përshtypja që Bashkia e Tiranës i lejon vetes të drejtën të bëjë hetime kombëtare dhe ndërkombëtare në institucione që skano lidhje as me sportin as me shkeljet ligjore të predentuara. Lind pyetja pse kjo ndërhyrje e Bashkisë Tiranë vjen në këto momente.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?