Voltana Ademi i jep nipit të Sadri Abazit 800 milionë në tenderin pa konkurrencë

Aktualitet

I keni parë gjithë ato protesta në TV? Ku njerz të ndryshëm dalin në shesh për të protestuar kundër njërës apo tjetrës parti? Natyrisht është e qartë se në një pjesë të mirë të rasteve, ata janë të nxituer nga partitë politike. Madje shpesh njerëzit e shkretë që mernin pjesë në protesta janë përdorur edhe mish për top për interesa politike. E në fakt duket se askujt prej politikanëve nuk ia ndjen për popullin, por ata thjesht i përdorin njerëzit që dalin në shesh si leva për t’u pasuruar akoma më tepër.

I tillë është edhe rasti që do t’ju paraqesim në vijim. Kryetarja e Bashkisë Shkodër siç dihet është Voltana Ademi e Partisë Demokratike, pra teorikisht në opozitë. Por kjo nuk e ka penguar aspak atë që t’i japë rreth 800 milionë lekë nipit të Sadri Abazit. Ky i fundit siç dihet ka qenë deputet i Partisë Socialiste. Problemi qëndron se nuk bëhet fjalë për një tender të merituat por përkundrazi, ka në të elementë të dyshimtë që janë të denjë për SPAK.

Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-17024-01-11-2022 dhe me objekt “Shërbimi i Pastrimit për Bashkinë Shkodër Zona Qëndrore”. Nëse shohim dokumentacionin e kësaj procedure vihet re se fondi limit i saj është 68,194,935 lekë të reja pa TVSH ose rreth 800 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Vihet re se tenderi është realizuar me një procedurë me negocim, pa njoftim, pra Voltana Ademi ka vendosur se fitues duhet të ishte nipi i Sadri Abazit pa patur nevojë të garonte me kompani të tjera.

Si duket Ademi ka qenë tepër e bindur në aftësitë e tij për të zhvilluar këtë tender. Por përtej mungesës totale të konkurrencës, shikohet se nipi i sadri Abazit e ka fituar tenderin me një ofertë gati të njëjtë me fondin limit të tij. E shprehur në përqindje rezulton se vlera e ofruar është sa 99.9% e fondit limit. Natyrisht këto shifra do të bënin të dyshonin edhe vetë rojet e parkingut të SPAK, jo më prokurorët. Por si duket për asye të panjohura, SPAK nuk e ka marrë mundimin të hetojë këtë procedurë./ JOQ/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?