Ndjekje si në filma në Itali, shqiptarët çajnë postbllokun e karabinierëve

Bota

Një ndjekje si nëpër filma ka ndodhur pasditen e djeshme në Itali, ku pas një aksioni të gjatë nga karabinierët e Riminit, në pranga kanë rënë dy trafikantë shqiptarë të moshës 35 dhe 28 vjeç.

Mediet fqinje raportojnë se karabinierët kishin ngritur një postbllok në rrugën Rimini-Venecia, me qëllim kontrollimin e makinave të dyshuara.

Mes të tjerave, karabinierët i kërkuan të ndalojë edhe makinës ku udhëtonin dy shqiptarët, por shoferi i ka dhënë gaz, duke çarë postbllokun. Policia i është vënë menjëherë pas.

Pasi panë që po ndiqeshin, dy shqiptarët kanë braktisur makinën, duke tentuar të largoheshin me vrap, bashkë me një thes në shpinë, ku pas kontrollit u gjet një sasi kanabisi, si edhe 2400 euro.

Medet italiane bëjnë me dije se gjatë arratisjes, shqiptarët kanë përplasur edhe makina të tjera, me qëllim fitimin e kohës dhe shpërqendrimin e policisë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?