Borëpastrueset në gatishmëri për rrugët, Rama publikon pamjet
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje të borëpastrueseve që ditët e fundit janë vënë në gatishmëri dhe kanë dalë në rrugë për t’i mbajtur këto të fundit të hapura, shkruan neësbomb.al. Meterologët kanë parashikuar ditë të ftohta dhe temperatura disa gradë nën zero deri javën tjetër.
“Mirëmëngjes dhe me punën që vijon papushim me të gjitha kapacitetet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në zonat e mbuluara me dëborë, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama dhe ndan pamjet e mëposhtme nga akse të ndryshme të vendit.
Pavarësisht temperaturave të ulta dhe reshjeve të dëborës që kanë nisur në disa zona të vendit, deri sot nuk raportohet për probleme në qarkullimin e mjeteve dhe rrugë të bllokuara. Megjithatë, autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar në lëvizje respektim të sinjalistikës.