Juve nuk heq dore nga Vlahovic

Sport

Prej kohësh flitet për një dëshirë nga ana e Juventus për të siguruar shërbimet e Dusan Vlahovic. Pas zërave të shumtë vjen dhe lëvizja e parë nga ana e drejtuesve të “Zonjës së Vjetër”, të cilët kanë përpiluar ofertën e parë konkrete:

35 milionë euro kesh plus kartonin e Dejan Kulusevskit. Mbetet për tu parë nëse kjo ofertë arrin të josh drejtuesit e Fiorenties pasi për Vlahovic ofertat vijnë nga të gjithë drejtimet.

Një tjetër ofertë konkrete është edhe ajo e Arsenal me “topçinjtë” që ofrojnë 68 milionë euro kesh plus 18 milionë për sulmuesin serb.
(BalkanWeb)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?