Ish-ministri Lefter Koka me probleme shëndetësore, transferohet në spitalin e burgut

Aktualitet

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i arrestuar prej me shume se nje muaji ka shfaqur probleme shendetesore.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije për “BalkanWeb” se ai ka shfaqur problem me zemrën dhe çrregullime të sistemit Kardiak. Mësohet se ai është transferuar në spitalin e burgjeve ditën e djeshme.

Lefter Koka u arrestua me 14 dhjetor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Koka akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?