Të shtëna me armë zjarri në Francë, një viktimë

Bota

Të shtëna me armë zjarri në qendër të Nice, Francë, kanë shkaktuar të paktën një viktimë sipas policisë franceze. Të shtënat me armë ndodhën gjatë një ndalimi të policisë në një lagje të qytetit. Me anë të një mesazhi në Twitter në profilin e saj zyrtar policia bëri apel që banorët të shmangin zonën.

Prokurori francez Bonhom sqaroi se policia kishte ndaluar një të dyshuar për një vrasje të ndodhur në 24 dhjetor. Por operacioni i policisë nuk shkoi si duhet dhe një agjent policie qëlloi në drejtim të një prej dy personave të ndaluar, i cili ndërroi jetë.

Agjenti i policisë është arrestuar nga kolegët e tij dhe akuzohet për vrasje me dashje.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?