Apeli nuk “bën mbrapa”, pasuria e ish-ministrit Lefter Koka mbetet e sekuestruar

Aktualitet

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë nën sekuestro pasurinë e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, i cili u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar për “shpërdorim detyre”. Arrestimi dhe hetimet ndaj tij lidhen me favorizimin e një prej kompanive koncesionare për inceneratorin e Elbasanit.

“Kantina e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu”, në pronësi të ish-ministrit do të qëndrojë e sekuestruar. Pavarësisht se është bërë apel në Gjykatën e Posaçme të Apelit, sot është vendosur që kjo pasuri ku Koka është aksioner kryesore me 88% të aksione, të jetë nën sekuestro.

Sipas SPAK, duke vlerësuar në tërësi provat e administruara, krijohen dyshime të arsyeshme se shtetasi Lefter Koka ka konsumuar veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” , kryer në bashkëpunim.

Gjatë hetimeve paraprake për këtë proçedim penal janë mbledhur dhe janë siguruar provat e nevojshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shumat monetare 368.672.760 lekë  dhe 91.963.141 lekë, që iu janë faturuar shoqërive “Albtek Energy” sh.p.k. dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k. dhe që janë paguar më pas nga këto dy shoqëri tregtare, përbëjnë përfitime materiale të parregullta që i janë dhënë shtetasit Lefter Koka, në cilësinë e ish Ministrit të Mjedisit, në këmbim të favorizimit të padrejtë të shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k. në zhvillimin e proçedurës së dhënies së konçensionit dhe në lidhjen e kontratës së konçensionit me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Elbasan, për prodhimin e energjisë”.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, është vendsour:

Caktimi i masës së sigurimit pasurore “sekuestro preventive” për pasurinë në zotërim të shtetasit Lefter Koka, të “88, 19 %” të aksioneve në pronësi të tij në shoqërinë tregtare Kantina e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu” sh.a., me Nipt J61811527M, me seli në Rrashbull, Durrës, që iu korespondon vlera prej 442.972 lekë, si pasuri ekuivalente me një pjesë të produkteve të veprës penale.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?