Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan ka mbërritur në Shqipëri. Në aeroportin e Rinasit, ai është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri Edi Rama.
Në ambientet e jashmte të aeroporitet u kënduan himnet e dy shteteve. Më pas Presidenti turk është përshëndetur me ministrat e kabinetit qeveritar shqiptar të cilët ishin të pranishëm në pritjen për Erdogan në Rinas
Më pas Presidenti turk dhe kryeministri Edi Rama do të vizitojnë banesat e rindërtuara në Laç, një financim i qeverise turke.
Axhenda
09:25 – Ceremonia e pritjes, aeroporti “Nënë Tereza”
10:05 – Vizita e Presidentit të Republikës së Turqisë në një prej shtëpive të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit në Laç
10:20 – Ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç Ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të Republikës së Turqisë
13:00 – Takim midis Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoðan dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama
15:00 – Nënshkrimi i marrëveshjeve dhe konferenca e përbashkët për shtyp (vendi: Holli i COD)
16:00 – Ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut
17:00 – Përshëndetja e Presidentit të Republikës së Turqisë në Kuvendin e Shqipërisë
18:00 – Nisja drejt aeroportit të Rinasit