Skandal i “Gjirofarm”, gjenden mbetje në kos, AKU bllokon produktet

Aktualitet

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar linjën e kosit dhe sacës së kosit të kompanisë “Gjirofarm”.

Mësohet se në këto produkte janë gjetur mbetje dhe sipas kreut të AKU-së një kompani e huaj do të kryejë analizat.

AKU pas kryerjes së inspektimit në magazinën e subjektit, ka marrë konform legjislacionit në fuqi masë administrative gjobë dhe masë urgjente të ndërprerjes së kryerjes së veprimtarisë.

“Subjekti është urdhëruar të tërheqë nga tregu produktet e rezultuara pozitive. Është kryer bllokimi i linjës së prodhimit të produktit kos dhe salcë kosi, si dhe u vendos bllokimi i sasisë së produktit të gjetur prej të cilit u morën mostra për analizim”, thuhet në njoftimin e AKU.

Burime për mediat bëjnë me dije se inspektorët e AKU-së po kontrollojnë këto produkte në marketet e Gjirokastrës , ndërkohë që u është bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që tëe kthejnë produktet e blera.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?