Erion Braçe i shqetësuar: Çmimet e ushqimeve janë rritur!

Aktualitet

Deputeti socialist Erion Braçe, shkruan i shqetësuar për rritjen e çmimeve në vend. Ai thotë se këto para nuk i marrin bujqit, por tregtarët. Braçe merr shembullin e domates dhe thotë se ajo i merret bujkut për 50 lek/kg në Lushnjë, kurse në Tiranë tregtarët e shesin 150 lek/kg.

“Eshte fakt; cmimet e ushqimeve jane rritur! Kush mendon se te ardhurat nga cmimet e rritura po i merr bujku, fshatari, gabon! Po i merr tregtari! Bujku po merr aq sa ka marre gjithe jeten, ne mos me pak!

Kush ble domate sot me cmim 150 leke, duhet te dije se domatja me e mire sot, tani, ne Lushnje e Divjake, kushton  50 leke per kilograme, kaq! Kete merr bujku dhe po i fitoi 5-7 leke per kilograme eshte i lumtur! 100 leke nga Lushnje/Divjaka ne Tirane eshte grabitje”, shkruan ndër të tjera Braçe.

Shkrimi i plotë:

Eshte fakt; cmimet e ushqimeve jane rritur! Kush mendon se te ardhurat nga cmimet e rritura po i merr bujku, fshatari, gabon! Po i merr tregtari! Bujku po merr aq sa ka marre gjithe jeten, ne mos me pak!

Kush ble domate sot me cmim 150 leke, duhet te dije se domatja me e mire sot, tani, ne Lushnje e Divjake, kushton  50 leke per kilograme, kaq! Kete merr bujku dhe po i fitoi 5-7 leke per kilograme eshte i lumtur! 100 leke nga Lushnje/Divjaka ne Tirane eshte grabitje

Per tregtaret; tatimi nuk ka ndryshuar,  cmimi i energjise nuk ka ndryshuar, cmimi i ujit nuk ka ndryshuar, rroga minimale per punetoret e ngarkim shkarkimit nuk ka ndryshuar (per ata qe kane nje magazine a dyqan); Ka ndryshuar vetem cmimi i karburantit nga 168-183 leke/liter; Pra, nga Lushnje/Divjaka ne Tirane u eshte shtuar 700-1000 leke shpenzim per rruge!

A justifikon ky shpenzim shtese 100 leke per kilogram domate?! Kurre! Thene kete, dua te jem i qarte; Qeveria nuk cakton cmime (entet rregullatore po); por qeveria ka detyre te ndale grabitjet me cmime te padrejta! Cmimet e drejta nuk jane komunizem, sic mendon dikush!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?