Emocione të forta ka përcjellë sot aktorja Arjola Demiri, një nga lojtaret e Big Brother Vip. Ajo ka treguar ngjarjet dramatike që ka kaluar përgjatë këtyre viteve.
Aktorja ka folur për njohjen me ish-bashkëshortin e saj, babain e 3 fëmijëve të saj, divorcin dhe ikjen për azil në Suedi. Arjola rrëfeu mes lotëve se pas disa vitesh qëndrim në Suedi, vendosi që të rikthehej te familja në Tropojë.
Ndërkohë që depresioni e kishte mbërthyer fortë, Arjola tregoi se kishte tentuar që të hidhej nga kati i tretë i pallatit ku jetonte.
“Ishte njohja ime në vitin 2005 me babain e fëmijëve. Ndryshoi Arjolën rrënjësisht, isha vetëm 21 vjeçe kur lindi Helga më 1 qershor. Gjatë shtatzënisë vërejta një ndryshim drastik te ai, dhe nga shoqëria jonë e përbashkët marr vesh që babai i fëmijëve të mi kishte krijuar një lidhje. Është një ndjenjë që të rrëzon, ta thyen krenarinë dhe mbi të gjitha depresioni, duke qenë se nuk ndihesha mirë dhe në rehat me vetveten. Tradhtia më dobësoi si person. Kam falur për plot 6 vjet me radhë tradhtinë.
Ajo i kërkoi falje publike nënës së saj, për të gjitha sakrificat që ajo kishte bërë për të dhe fëmijët.