Evi Kokalari tërhiqet nga Grupi i Rithemelimit të PD

Aktualitet

Evi Kokalari, një aktiviste shqiptaro-amerikane e reshtuar krah grupimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, ka vendosur “të distancohet” nga politika në Shqipëri. Ajo ishte dhe pjesë e Grupit të Rithemelimit të PD, me anëtarët e të cilit thotë se do mbajë kontakt por s’do jetë më aktive.

Kokalari, u afrua me bujë në “Foltoret” e Sali Berishës si një mesazh për demokratët pas shpalljes së ish-kryeministrit “non grata”. Për të treguar se diaspora shqiptare në Amerikë mbështeste Berishën. Madje, ata organizuan dhe dy “Foltore” vituale me demokratët në SHBA.

Shkruan Evi Kokalari:

Kam vendosur të distancohem pak nga politika në Shqipëri. Megjithëse me mëndje dhe zemër jam aty ku vazhdon lufta për një opozitë të fortë, dua ti kthehem jetës time në Amerikë që kam që në Shtator që e kam lënë komplet mbas dore. Do vazhdoj të jem në komunikim të vazhdueshëm me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, gjithsesi jo më aq aktive sa më parë.

Me gjithë sulmet e katër muajve të fundit, një gjë është e padiskutueshme – miqësitë që kam krijuar në Tiranë vërtet më kanë ngrohur zemrën, dhe jo vetëm, mbështetjen që kam marrë nga njerëzit që kam takuar çdo ditë në rrugët e Tiranës dhe gjatë foltoreve, vërtet i kanë dhënë kuptim sakrificës së muajve të fundit.

Bashkëatdhetarëve të mi në Diasporë; dua t’ju them që populli ynë është i varfër, kështu që angazhohuni seriozisht se kanë vërtet nevojë për ndihmë. Lërini mërite dhe urrejtjen e së kaluarës dhe mbështesni ata që po luftojnë për ditë për të shpëtuar pluralizmin.

Ndërkohë do vazhdoj të komunikoj opinionet e mia nëpërmjet medias sociale.  Duke ju falenderuar të gjithëve për mbështetjen tuaj, Përzemërsisht, Evi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?