Basha: Shqipëria ka nevojë për demokraci institucionale.

Aktualitet Intervista Politike

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha foli sot në emisionin “Pikat mbi i” në News24 duke akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha për dhunën ndaj selisë së PD dhe për bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama për të mbajtur vendin në status quo, duke mos kursyer as Presidentin Ilir Meta, të tre sipas tij pjesë e trekëndëshit të Bermudës.

Basha tha se Shqipëria ka nevojë për demokraci institucionale, ndryshime të thella kushtetuese të cilat balancojnë pushtetet, ku përfshihet reforma zgjedhore, reforma territoriale, ku përfshihet roli i parlamentit dhe funksionimi i sistemit të drejtësisë që është në koma.

Ai deklaroi hapur se Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta mbajnë peng Shqipërinë për interesa të tyre duke kërkuar sërish vettingun në politikë.

“Kjo është jo vetëm kundër interesit të demokratëve, por kundër interesit të shqiptarëve, për të çimentuar kastën. Shqipëria do ishte më mirë pa qeveri se me një qeveri si kjo, dhe jo më një qeveri që ka vendosmërinë që ne treguam para masakrës zgjedhore.
Është pak ambicioze që në disa minuta të parashtroj atë që iu kam parashtruar shqiptarëve. Shqipëria ka nevojë për demokraci institucionale, për një kushtetutë reale jo një copë letër. Ndryshime të thella kushtetuese të cilat balancojnë pushtetet, që qyt të kenë akses në institucione. Ndryshime të thella kushtetuese dhe ligjore ku përfshihet reforma zgjedhore, territoriale, ku përfshihet roli i parlamentit dhe funksionimi i sistemit të drejtësisë që është në koma, pavarësisht se ka dhënë shenja është në koma. Duke qenë që reforma në drejtësi po bën hapa shumë të vegjël përpara është e domosdoshme të futen instrumente të tjera për të pastruar politikën si dhe për të ndarë shpin nga sheqeri. Trekëndëshi i Bermudës kërkon ta mbajë kështu Shqipërinë në këto kushte. Unë e them sot fare hapur para shqiptarëve, Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta mbajnë peng Shqipërinë. E mbajnë për interesa të tyre. Janë të lidhur me interesa të fuqishme. Kjo është fjala ime kundër të tyres por që populli ta kuptojë kush ka të drejtë le të bëjmë vettingun në politikë. Dikur e mbështesnin, ca bënin sikur, ca ë mbështesnin. Çka e bashkon trekëndëshin e Bermudës, janë të tre kundër vettingut të politikanëve. Vetëm vettingun e marangozëve nuk kanë bërë akoma dhe nuk pranojnë vettingun e politikanëve. Ta fillojmë me kryetarin e opozitës të parin”, tha Basha.

 

Zheji: Jeni gati t’i drejtoheni shqiptarëve me një referendum pse jo.
Basha: Jemi gati ta shtyjmë përpara me të gjitha mjetet. Shqipëria duhet të ketë një politikë ndryshe, një politikë që synon kthimin e normalitetit. Armiku numër një i njerëzve është korrupsioni.
Dëshpërimi i Sali Berishës ka ardhur në rritje, ai e ka parë që është braktisur, nga demokratët masivisht. Kriminelët që mban afër kërcënuan anëtarët e Këshillit që të mos merrnin pjesë më 18 dhjetor. Ai do të tërheqë PD-në drejt varrit të tij politik. Nuk do t’ia lejojmë.
Nuk ka revolucion, ka dhunë barbare. Kam mijëra mesazhe nga demokratët, të cilët distancohen publikisht. Kanë mbetur pak orë të distancohen një grusht njerëzish rreth tij. Demokratët, shqiptarët e kanë të qartë, Sali Berisha erdhi me një plan të qartë për të dhunuar PD-në përmes gjakderdhjes, plani dështoi dhe sot ai është më i vetmuar se kurrë.

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?