Nëse hyn natën e nga dritaret nuk je më gazetar e as përcjellës i parimeve të demokracisë

Shkrime

ALBA KEPI- GAZETARE

Nje gazetar o ekip televiziv per te hyre ne seline e nje Partie ne Itali i duhet;
1- takimi i akorduar paraprakisht me orar e personin e caktuar per ta pritur.
2- kontrolli i sigurise dhe me metal detector ne hyrje
3- dokumentet personale te identifikimit…
Nese hyn naten e nga dritaret nuk je me gazetar e as percjelles i parimeve te demokracise o respektues i ligjeve.
E kete e them jo per te mbrojtur njerin o tjetrin krah, por se e quaj poshteruese per demokratet qe idealet tona te maten me gozhda e sjelljen e punetoreve te gjore qe po punonin brenda godines.
Mbreme u demostrua se mjaftonte nje kercim gjysem metri e ndodheshe brenda PD.
Sot ata qe jane kunder dyerve e paskan te lehte fare, te thyejne xhamat, por te marrin dhe riskun e paligjshmerise!
Gjysmes se popullsise shqiptare iu gozhduan kutite e votimit pak muaj me pare, gjysmes tjeter me pahir iu vodh vota!
Korrupsion, kokaine, krim, vrasje mafioze, skandale tendera publike, pasuri kombetare te vjedhura, gazetare, analiste televizive, vip/a ne lista bordero publike e private klanesh afariste politike e kriminale, pastrim parash te pista, media te kontrolluara nga pushteti; keto jane gozhdat e para qe duhen provuar te hiqen nje nga nje e me dinjitetin e se drejtave kushtetuese!
Te tjerat vijne drejtesisht natyrshem!
E te gjithe marrin ate qe u takon!
P.s Per ata qe dhe sot duan te fotogragohen me kopertinen e Hemingway i sygjeroj te shfletojne kolanen e ketij shkrimtari, me i lexuari i koherave, e te mos bejne copy past diplomatet e huaj.
Total 2 Votes
2

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?