Filmi “Bolero në vilën e pleqve” rikthen në kinema Margarita Xhepën e Robert Ndrenikën

Kulture

Filmi i Spartak Pecanit, “Bolero në vilën e pleqve”, bazuar mbi romanin e Fatos Kongolit, pas xhiros së festivaleve do të jetë në kinema. Me një kast aktorët që përfshin ikonat e kinematografisë si Robert Ndrenika e Margarita Xhepa, filmi trajton historinë e dy të moshuarve që në fund të jetës janë vetëm, ndonëse janë prindër të tre fëmijëve.

“Sa mirë që jemi së bashku për të parë një film të mirë më në fund. Kam rolin e një nëne, e kam tre fëmijë. Një në Amerikë e dy këtu. Edhe ata që i kam këtu vijnë rrallë dhe nënës I rrinë sytë e koak te dera, kur po vijnë vajza e djali”, tha Margarita Xhepa.

Skenari i Linda Fejzaj dhe regjia e Pecanit, kryejnë një hetim psikologjik të personazheve dhe dhe shoqërisë.

 

 

Margarita Xhepa: Djali na ka gjetur një shërbyese, një vajzë shumë të mirë që na shërben mua e bashkëshortit. Ai është mirë, se rri në kat të dytë. Por unë I kam këmbët e sëmura. Personazhi është i sëmurë dhe ajo që bën personazhin është e sëmurë, por të dyja ia dolëm. Falenderoj Spartakun që xhiroi filmin për besimin, krijoi një atsmoferë të mrekullueshme gjatë xhirimeve. Kemi pasur respekt për njëri-tjetrin dhe kemi kaluar në mënyrë të mrekullueshme.

Spartak Pecani: Ishte kënaqësi e veçantë që mundëm ta realizonim filmin edhe pse në vështirësi të veçanta me Margaritën dhe me Bertin sepse kanë qenë të rënduar të dy dhe në moshë. Por e vërteta është se e gjithë grupi ka kuptuar çdomethënë të jesh artist i madh. Margarita ka qenë …nuk lëvizte dot, nga këtu atje, por edhe sot ka bërë gjithë atë rrugë për të ardhur.

Një dramë shqiptare, aktorë të njohur, përplasje brezash dhe realitete që thyehen në vrapimin e kohës, përçojnë në ekranin e madh komplekse ndjenjash dhe histori shqiptare të ditëve tona.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?