30 vjet nga ndarja nga jeta e shkrimtarit Petro Marko

Kulture

Analisti Ilir Demalia ka kujtuar sot në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta shkrimtarin e njohur Petro Marko. Teksa kritikon heshtjen zyrtare kombëtare, Demalia shkruan se sot surrogatot e vazhdimësisë së socrealizmit në demonkrakarikaturë, vazhdojnë thurin himne për njëri-tjetrin duke ngritur si zombi modelin e paaftësisë, shërbëtorit të pushteteve, të njerëzve pa integritet moral dhe pa vlera arti dhe qytetarie.

Ai deklaron se Petro Marko ashtu si dhe biri tij Jamarbëri, përbuzën hierarkitë zyrtare, çmimet apo vlerësimet prej tyre.

POSTIMI I PLOTË
Sot 30 vjet më parë u largua nga kjo jetë NJERIU, SHKRIMTARI, Modeli qytetar, REBELI që klithi luftoi si stoik vetëm për lirinë dhe Dinjitetin. Petro Marko ashtu si dhe biri tij Jamarbëri, përbuzën hierarkitë zyrtare, çmimet apo vlerësimet prej tyre. Si bohem të lirisë shpirtit dhe mendjes, krijuan vlera në letërsi dhe integritet njerëzor.
Sot surrogatot e vazhdimësisë së socrealizmit në demonkrakarikaturë, vazhdojnë thurin himne për njëri-tjetrin duke ngritur si ZOMBI modelin e paaftësisë, shërbëtorit të pushteteve, të njerëzve pa integritet moral dhe pa vlera arti dhe qytetarie. Këta gadavra janë ndotja mendore, intelektuale, letrare-artistike që vazhdon dhe qelb dynjanë, do të kujtohen përjetësisht për turpin dhe banalitetetin si sundim provincial dhunues ndaj qytetarisë dhe vlerave, siç po bëjnë dhe këtë 30 vjetor të largimit nga jeta të Petro Markos me heshtjen zyrtare kombëtare.
Sot po e kujtoj me vargjet që Jamarbëri i kushtoi Atit të tij pas largimit nga kjo jetë.

Petro Markos
Qytetin e fundit

E vendose pranë detit
Të gjeje të ardhëmen
Me duar fëmije
Qiellin më mësove të kap
Toka të tërhoqi
Në fshatin e fundit
Të bisedosh pa rreshtur me detin
Me duar do mundohem
Të mbyll plagët e qiellit.

 

 

Petro Marko e la me testament të pushonte Paqen e Amshueme në breg te detit Jon aty ku lindi dh u rrit si fëmijë. Petro, po ashtu e la me testament që mos t’i bëhej asnjë lloj ceremonie zyrtare dhe homazhe nga QEVERIA apo Lidhja Shkrimtarëve dhe Artistëve. Kjo do te ishte fyerja më e madhe pasi gjithë jetën e lanë në vetmi dhe me drama familjare.

Demalia
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?