Hipopotamët infektohen me koronavirus në një kopsht zoologjik të Belgjikës

Bota

Dy hipopotam në një kopsht zoologjik në Belgjikë janë testuar pozitivë për COVID-19 dhe janë në izolim, njoftoi institucioni, duke thënë se ishte hera e parë që virusi ishte shfaqur në speciet e kafshëve.

Laboratori Kombëtar Veterinar belg ka konfirmuar se në kopshtin zoologjik të Antwerp, hipopotami 14-vjeçar Imani dhe 41-vjeçari Hermien, janë infektuar me koronavirus.

Nuk është e qartë se si u infektuan. Të dyja kafshët janë mirë, përveç që u rrjedhin shumë hundët, raporton dw. Të gjitha kafshët në kopshtin zoologjik u testuan për COVID-19 dhe nuk u gjet asnjë rast infektimi.

Zona ku ndodhen hipopotamët është e mbyllur për vizitorët dhe do të rihapet kur kafshët të rezultojnë negativ për virus.

 

 

Rojet e tyre janë të gjithë negativë për virusin dhe duhet të mbajnë maska dhe syze sigurie, të dezinfektojnë këpucët përpara se t’u afrohen kafshëve.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?