Inter nuk ndalet, thyejnë edhe Spezia

Sport

Inter nuk ndalet më, zikaltërit thyejnë pastër 2-0 Spezia në javën e 15-të duke iu afruar Milan me vetëm një pikë diferencë dhe minus 2 nga Napoli kryesues. Ekipi i Inzaghi siguroi fitoren e tretë radhazi në një ndeshje ku kishin gjithçka nën kontroll. Rey Manaj zbriti në fushë si titullar kundër ish ekipit të tij, por pa mund të lënë gjurmë. Zikaltërit morën shpejt kontrollin e lojës dhe në minutën e 36-të kaluan në avantazh me Gagliardini pas një aksioni shumë të bukur, i shërbyer me finte nga Martinez.

Me fillimin e pjesë së dytë, Lautaro Martinez u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke dyfishuar shifrat dhe duke mbyllur llogaritë me Spezia që i afrohet zonës së kuqe. Në përfundim të ndeshjes, Manaj u vlerësua me notën 6:

Manaj

“I kushtëzuar nga një ndeshje e luftuar dhe fizike por që ai e interpretoi mirë, fitoi shumë faulle dhe ndihmojë ekipi të shmangte presionin”, shkruajnë mediat italiane.

 

 

Zhgënjen Roma, me verdheqkutë që pësuan një humbje 1-0 në transfertë përballë Bolonja. Gjithçka u vendos nga një gol i realizuar nga Svanberg në minutën e 35-të. Jose Mourinho nuk preferoi të aktivizonte Marash Kumbullën për asnjë minutë.
(BalkanWeb)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?