Omicron edhe në Greqi, identifikohet rasti i parë i koronavirusit të ri

Rajoni

Në Greqi është identifikuar rasti i parë i mutacionit Omicron të koronavirusit.

Sipas autoriteteve shëndetësore rasti i identifikuar me Omicron është një qytetar grek i ardhur nga Afrika e Jugut. Mësohet se është izoluar dhe se ka nisur gjurmimi i kontakteve.

Ministri i Shëndetësisë greke, Thanos Plevris bëri me dije se nga 16 janari do të hyjnë në fuqi masat për vaksinim të detyrueshëm të personave mbi 60 vjeç.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?