“Denigruese”, shoqata ‘Tirana’ kritikon aktorin për ‘Prefektin’

Kulture

Aktori Arben Derhemi u përgjigjet kritikave për leximin në Teatrin Kombëtar të shfaqjes “Prefekti” të Besim Levonjës. Pjesa që u vu në skenë nën regjimin komunist për nevoja të propagandës dhe luftës së klasave, në origjinal përqesh ish prefektin Qazim Mulleti. Shfaqja për shumë kohë ka stigmatizuar banorët e Tiranës, por sipas aktorit, këtë herë vjen ndryshe.

Derhemi thotë se “Ne nuk kemi bërë veprën e Besim Levonjës, por veprën e Besim Levonjës të rregulluar e të parë në këndvështrim tjetër. Nëse do të vihet në skenën e Teatrit Kombëtar mendoj se do të rishihet përsëri e të thellohet nga njerëzit që merren me këtë punë”. Shoqatat tiranase qenë të parat që reaguan publikisht, duke e cilësuar denigruese dhe shtrembërim të historisë. Derhemi thotë se ai ju ka dërguar linkun e leximit të pjesës, ku sipas tij, figura e Mulletit.

“Shih çfarë kemi bërë ne për figurën e Qazim Mulletit. Shih çfarë kemi bërë për të vendosur në vend atë histori, atë personalitet që në një lloj mënyre më prek edhe mua, por më prek vërtetë jo se kam ndërmend të marr ndonjë fond OJF-je për këtë punë, ose të bëj peticione që të jem I rëndësishëm. Unë kam bërë një nga veprat më madhore të At Zef Pllumit, ‘Rrno për me tregu’ dhe as nuk e kanë vënë ujët në zjarr për ta pare”.

Ai që njihet si fond i artë i teatrit, është krijuar në mungesë lirie, duke bërë që t’i shërbejë propagandës komuniste. 30 vite pas rënies së diktaturës, a ka ardhur koha që teatri të ketë qasje të re ndaj atyre pjesëve? Për Derhemin, po.

 

 

“Unë mendoj se duhet të rishihet gjithë historia e kombit, jo vetëm kjo vepër. Po u pa gjithë historia e kombit, le t’i hyjmë në qelizë kësaj pune, e të vazhdojmë deri në fund”. Arti në shumë forma të tij, ka qenë vënë me detyrim në shërbim të propagandës, ndërsa batuta filmash a pjesësh teatrale, janë përdorur gjerësisht në ligjërimin e përditshëm, madje vijojnë edhe sot.

(BalkanWeb)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?