Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, kryepolici Nano: Autori me precedent.

Aktualitet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka raportuar sot në Komisionin Parlamentar të Sigurisë për situatën e rendit dhe sigurisë në vend, kriminalitetin, duke dhënë shifra konkrete.

Nano tha se mbetet shqetësues fenomeni i dhunës në familje. Sa i përket vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiu në Fier, ai tha se autori ishte me precedent dhe i dënuar më herët, por se nuk ka pasur të tjera kallëzime pas dënimit.

“Shqetësues fenomeni i dhunës në familje. Krahasuar me 2020,  3.7 % vepra penale më shumë. Janë 893 të mitur të dëmtuar nga vepra të ndryshme penale, pjesa më e madhe e tyre nga siguria rrugore, 331 të mitur. Nga dhuna në familje 175 të mitur ose 19.5 e të miturve, nga krimet seksuale 67 të mitur duke shënuar një rënie nga viti i kaluar.Nga këto ngjarje, veçojmë ngjarjen datës 16 në fshatin Grecalli të bashkisë Fier ku u arrestua Klodian Çalamani i cili ka vrarë me sende të forta M.V. që e kishte groposur në oborrin e banesës. Autori rezulton një person i evidentur nga policia e shtetit një person me precedent. Gjykata e kishte dënuar me 4 vit burg për heqje të paligjshme të lirisë dhe është liruar nga burgu i Rrogozhinës më 6 gusht 2009 për plotësim të kohës së vuajtjes së dënimit.


Për këtë shtetas ka pasur të dhëna policore se ka aktivitet kriminal në drejtim të vjedhjes së banesave, bagëtive e shpendëve në fshat, informacione që kanë qenë pas verifikimeve Për autorin pas përfundimit të dënimit nuk ka pas informacione, të dhëna apo kallëzime si i dyshuar për vepra penale në fushën e abuzimeve seksuale apo dhunës në familje”, tha Nano.

 

 

Ndërkohë ai tha gjithashtu se po punohet për zbardhjen e vrasjeve pa autor dhe se 30% e vrasjeve këtë vit kanë shkak dhunën në familje.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?