Fauci: Mund të përballemi me një valë të 5 të virusit

Bota

Mjeku i njohur infeksionist në SHBA, Anthony Fauci, ka paralajmëruar të dielën se SHBA mund të hyjë në një valë të 5 të COVID-19, ndërsa rreziku i variantit të ri Omircon po rritet.

“Ne sigurisht kemi potencialin për të shkuar në një valë të pestë”, ka thënë Fauci, eksperti më i lartë i vendit për COVID-19, për CBS News.

“Dhe vala e pestë, ose madhësia e çdo rritjeje, nëse doni ta quani se do të kthehet në valë, do të varet vërtet nga ajo që do të bëjmë në javët e ardhshme deri në disa muaj”.

Ai kërkoi edhe një herë që amerikanët të vaksinohen kundër koronavirusit, duke shtuar se ata duhet të zgjedhin edhe dozat përforcuese.

“Nëse e bëjmë këtë me sukses në një mënyrë shumë intensive, ne mund të zbusim çdo rritje”, ka thënë Fauci.

 

 

“Nëse nuk e bëjmë me sukses, sigurisht që është e imagjinueshme dhe ndoshta ka të ngjarë që të shohim një rritje tjetër”, shtoi ai. “Sa e keqe do të bëhet varet nga ne dhe si ta zbusim”.

Deri më tani, pak më shumë se 59% e popullsisë totale të SHBA-së është e vaksinuar kundër coronavirusit, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins.

Fauci ka thënë më parë se SHBA duhet të kryejë vaksinimin deri në 90% në mënyrë që të arrijë imunitetin e tufës.

Vërejtjet e fundit të Fauci vijnë ndërsa kombi përgatitet të merret me kërcënimin e variantit Omicorn.

Shkencëtarët dhe zyrtarët shëndetësorë po paralajmërojnë se varianti Omicron, i zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut, mund të përhapet lehtësisht në të gjithë botën.

Ai tashmë është përhapur në disa vende të tjera, duke përfshirë Izraelin, Belgjikën, Anglinë, Australinë dhe Austrinë, duke shkaktuar një sërë kufizimesh udhëtimi nëpër Evropë, Azi dhe Amerikën e Veriut.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?