Rama në Romë me Lindën dhe Zahon

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Romë, në kuadër të përvjetorit të 30 të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Shqipëri-Seli e Shenjtë. Kreu i qeverisë shoqërohet nga bashkëshortja e tij Linda dhe djali i vogël, Zaho.

Ndër të tjera, Rama u ndal te ndërpreja e marrëdhënieve gjatë regjimit komunist, ku theksoi se ata që e pësuan më keq ishin pikërisht katolikët.

“E kam të vështirë të shpreh mirënjohjen kundrejt kishës dhe katolikëve. Sot më shumë se kurrë do të doja t’ju falenderoja për vëllazërinë që prej 30 vjetësh bashkon selinë e shenjtë dhe Republikën e Shqipërisë. 30 vjet më parë u lidhën marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve tona. Në këtë jubile është momenti të nderojmë diplomatët që nuk jetojnë më.

Cilësia e marrëdhënieve tona i detyrohet shumë mençurisë dhe frymë së bashkëpunimit. Ne i shikojmë ende frytet e kësaj. Kjo marrëdhënie u ndërpre për shkak të një regjimi që i bëri të keqen më ekstreme katolikëve dhe atyre që ndiqnin këtë fe. Në këtë ditë të lumtur në prag te festës sonë kombëtare dhe në 30 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve tona diplomatike dhe në 150 vjetorit të lindjes së françeskanit dhe në praninë  kaq shumë të shquarve unë ndihem i nderuar q mund t’ju jap dekoratën më të lartë titullin me kordonit me yll, të moderuar me ngjyrat tona kombëtare,” u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.

g.v/abcnews.al

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?