Shpëtoi me 6 të tjerë, shqiptari: S’i harroj thirrjet e nënave për fëmijët e tyre

Bota

Shqiptari nga Presheva Lulzim Sulejmani u rrëfye sërish pas aksidentit tragjik të 23 nëntorit, ku vdiqën 46 pasagjerë në Strumë të Bullgarisë, ndërsa ai me të fejuarën dhe 5 persona të tjerë mundën të shpëtonin.

Ai tregon se autobusi është përlasur pasi u ça njëra prej gomave. Më pas, nga pjesa e përparme nisi flaka. Ndër të tjera, Lulzim Sulejmani shtoi se kapi shpejt çekiçin e daljes emergjente duke arritur të thyejë xhamin dhe të shpëtojë me të fejuarën dhe 5 persona të tjerë.

Të gjithë flinin, por mua s’më merrte gjumi. Shoferi ndaloi, mbushi rezervuarin dhe vazhdoi. Në një moment goma shpërtheu, autobusi u përplas befas në skaj dhe nga pjesa e përparme e autobusit filloi të dilte tym i zi dhe shpërtheu zjarri. Kam kapur shpejt çekiçin që është gjithmonë në autobus dhe theva xhamin e pasmë. Arritëm të dilnim disa”, shprehet Sulejmani.

Në vazhdim të prononcimit nga spitali Pigorov në Bullgari ku po mjekohet, shqiptari nga Presheva pranon se nuk do t’i harrojë kurrë të bërtisnin dhe luteshin të shpëtonin fëmijët e tyre, por që fatkeqësisht vdiqën të 12 fëmijët.

“Tymi ishte aq i dendur sa që sapo u mbërrinte njerëzve u binte të fikët. E frikshme. Të gjithë këta njerëz i takuam në atë mini-ekskursion, u shoqëruam gjatë atyre katër ditëve në Stamboll. Dhe tani, për pjesën tjetër të jetës sime, nuk do të mund të harroj fotot e nënave që bërtisnin dhe luteshin që t’i shpëtonin fëmijët e tyre dhe kështu të gjithë u dogjën dhe zhduken në zjarr dhe tym”, u rrëfye i përlotur Lulzim Sulejmani, i cili mundi të vlerësonte me të fejuarën e tij Medina Lutfiun dhe pesë persona të tjerë.

Sot, prokuroria bullgare hodhi poshtë versionin se 46 pasagjerët e autobusit “Besa Trans” vdiqn nga shpërthimi ose plagët e shkaktuara nga përplasja e autobusit. Sipas Borislav Safarov, ata u asfiksuan prej blozës së thithur. Gjthashtu, prokuroria hodhi poshtë dhe pretendimin se në autobus kishte karburant shtesë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?