Rama: 1 miliard lekë më shumë për subvencionimin e qirasë për tërmetin

Aktualitet

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama konfirmoi mëngjesin e sotëm se qeveria do të shtojë edhe 1 miliard lekë për subvencionimin e qirasë së qytetarëve të prekut nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Rama e dha lajmin në profilin e tij në rrjetet sociale.

“Një miliard lekë më shumë subvencionim i qirasë për tërmetin”, shkruan kryeministri.

Pas miratimit të projekbuxhetit të vitit të ardhshëm, kabineti qeveritar ka mundësi të propozojë ndryshime të shpenzimeve. Në lidhje me rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, qeveria ka akorduar 20 miliard lekë. Ndërkohë, javën e kaluar u bë dorëzimi i godinave të reja për banorët e Vaqarrit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?