Politike

Shehaj konfirmoi firmat, demokratja e nxjerr zbuluar: Thashë jo, pse gënjen?

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ishte i pari nga radhët e selisë blu që shkoi vetë që të verifikonte firmat e mbledhura nga ish-kryeministri Sali Berisha. Pasi shkoi në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka,Shehaj mori në telefon firmëtarët duke verifikuar vullnetin e tyre, ndërsa më pas rezultatet i publikoi në rrjetet e tij sociale, ku sipas tij, të gjitha ishin korrete.

Por duket se ka gënjyer. Një komentuese, anëtare e degës nr.5 në Tiranë, ku Shehaj është edhe drejtues politik, i shkruan se dje kur deputeti e ka marrë në telefon, i ka thënë që nuk ka firmosur. Por sipas saj, deputeti po mashtron, duke zhgënjyer elektoratin. Ndërsa po ashtu hodhi dyshime lidhur me qëllimet e Shehajt.

Komenti

Pse nuk shkruani që janë falsifikuar firmat. Unë nuk kam firmosur dhe rezultoj që kam firmosur. Ishit ju që më morët dhe çfarë iu thashë? Pse nuk denonconi z.Agron. Ç’është ky qëndrim dualist? Vallë e do PD më shumë se unë? Zhgënjim total për ju dje për atë që përfaqësoni ju,”-shkruan ajo.

Ç’po ndodh brenda Partisë Demokratike?

Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Deri në 10 nëntor pretendonin se kishin mbledhur 4200 firma delegatësh për të mbledhur Kuvendin e jashtëzakoshëm kundër Bashës në 11 dhjetor. Kryetari i PD iu përgjigj me një datë tjetër për mbledhjen e Kuvendit në 18 tetor.

(k.m/dosja.al)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?