Nikolla mesazh ngushëllimi kryeparlamentarit Xhaferi: Jemi pranë jush

Aktualitet

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, përmes një mesazhi ka ngushëlluar kryeparlamentarin Talat Xhaferi për ngjarjen e rëndë në Bullgari, ku humbën jetën 45 qytetarë nga Maqedonia e Veriut.

Në reagimin e saj Nikolla ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.

“Ju shpreh ngushëllimet e thella për humbjen e jetëve në aksidentin tragjik. Në këto çaste të rënda jam pranë jush, pranë shqiptarëve dhe gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Ngushëllime familjeve të qytetarëve që humbën jetën në këtë fatkeqësi.”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?