Mbyllet Panairi i librit, Ymeri: Shitjet u ruajtën në masën 60-70 %

Kulture

Është mbyllur panairi i 24-t i librit në Tiranë. Kreu i shoqatës së botuesve, Petrit Ymeri flet për pjesëmarrje të kënaqshme dhe jep disa statistika. Ai tha se shitjet u ruajtën në masën 60-70% edhe pse u ndaluan vizitat në grup.

“Po të flasim në raporte të numrit të vizitorëve dhe shitjet e librave, gjithçka ka qenë 60-70 për qind krahasimisht me një vit normal dhe ky ka qenë raport i mirë, sepse edhe masat që orientuam në konsultim me autoritetet shëndetësore, këto ishin. Vizitorët erdhën e zgjodhën atë që deshën ndërsa botuesit punuan”.

Ymeri thekson se janë ndaluar vizitat kolektive, ndaj rënia e shitjeve me 30 % është tej pritshmërive në një panair që pati me qindra tituj të rinj autorësh shqiptarë apo të përkthyer.


“Ne madje menduam se do kishte më shumë mosbesim. U respektuan sa mundën të gjitha. Jemi në 60-70 për qind të shitjeve të viteve 2018-2019. Kjo është shumë normale”.
Titujt më të shitur të panairit variojnë nga një shtëpi botuese në tjetrën. Nga Nobelistë si Orhan Pamuk apo Ishiguro, te autorë shqiptarë si Mustafaj a Dokle.

Çmimet e panairit nxitën kërkimin e Virgjil Muçit apo Carlos Ruiz Zafon ndërsa për vetë Diturinë më të kërkuarët mbetën Milan Kundera apo Umberto Eco, e padyshim seria e Lucida Ralei.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?