Kryemadhi takim me kreun e OSBE: Të angazhuar për një sistem zgjedhor që mundëson barazinë e votës

Shkrime

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka pasur një takim me Kreun e Prezencës së OSBE në Shqipëri, Ambasador Vincenzo Del Monaco.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi thotë se një ndër temat e diskutimit me kreun e OSBE në Tiranë kanë qenë edhe zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas saj, në këto zgjedhje u dëshmua se “politika shqiptare nuk ka dhënë ende një zgjidhje të plotë e afatgjatë për zgjedhje të lira e të ndershme”.

“Masakra e 25 Prillit dëshmoi se politika shqiptare nuk ka dhënë ende një zgjidhje të plotë e afatgjatë për zgjedhje të lira e të ndershme, ndaj ne do të mbetemi të angazhuar për një reformë më të plotë, për një sistem dhe ligj zgjedhor që mundëson barazinë e votës dhe e kthen pushtetin vërtetë në duart e sovranit”, shkruan Kryemadhi në Facebook.

Postimi i Kryemadhit:

Mirëprita me kënaqësi ditën e sotme Kreun e Prezencës së OSBE në Shqipëri, Ambasador Vincenzo Del Monaco.

Duke e falenderuar për rolin pozitiv të misionit për reformat që vendi ka ndërmarrë lidhur me shtetin e së drejtës, i nënvizova nevojat që Shqipëria ka për përmirësim të vazhdueshëm, drejt një demokracie funksionale, që garanton të drejtat e njeriut dhe biznesit.

Masakra e 25 Prillit dëshmoi se politika shqiptare nuk ka dhënë ende një zgjidhje të plotë e afatgjatë për zgjedhje të lira e të ndershme, ndaj ne do të mbetemi të angazhuar për një reformë më të plotë, për një sistem dhe ligj zgjedhor që mundëson barazinë e votës dhe e kthen pushtetin vërtetë në duart e sovranit.

Reformat me standarde reale, që rrisin besimin e qytetarëve tek institucionet dhe e ardhmja në Shqipëri, janë edhe rruga e vetme drejt integrimit në Bashkimin Evropian

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?