Rama: “Duhet ta tregosh që e meriton që të jesh zv.ministër”

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në prezantimin e buxhetit për peshkimin në Durrës. Rama tha se paga më e ulët në peshkim është 800 mijë lekë, ndërkohë që punëtorët vijnë nga Turqia e Egjipti, ndërsa disa me diploma kristali që pretendojnë se janë juristë kërkojnë punë.

“Është e rëndësishme që të mos harrojmë asnjëherë se nga nisemi për të qenë të qartë se si mund të shkojmë aty ku duam të arrijmë. Kur ne kemi ardhur këtu për herë të parë, në një prej takimeve që kemi bërë, gjatë gjithë kësaj periudhe kur marrëdhënia e qeverisë, e imja personalisht dhe e drejtuesve të sektorit me gjithë komunitetin e peshkatarëve ka qenë kyç për të kuptuar kush janë problemet më të mprehta dhe për ti zgjidhur ato, cilat ishin shqetësimet. Ishte një shqetësim i përgjithshëm i të gjithëve ju, shqetësimi ishte mbijetesa, luftë për mbijetesë në kushtet e një braktisjeje totale nga shteti. Në një det të hapur ku të gjithë ju niseshit për ta marrë naftën në Itali, ku justifikohej kjo çmendur me akuzën mbi ju se bënit kontrabandë nafte. Ishit nën akuza nga qeveria si kontrabandistë. Në vend se kur të futeshit në tokën tuaj të merreshit me zinxhirin e vazhdimit të biznesit, përballeshit me kontrolle për kontrabandë.
Nafta për ju ishte këtu në Shqipëri sikur do furnizonit anijet me xhetona floriri. E dyta, çfarë reflektonte kjo situatë, dy destinacione vetëm për eksport. Asnjë destinacion tjetër, Itali dhe Greqi dhe çfarë mund të bënit në tregun këtu të brendshëm. Sot Itali, Greqi, Spanjë, Suedi, Norvegji, Kroaci, Estoni, Danimarkë, Rumani, Holandë, Hong Kong. Pa diskutim këto vendet e rajonit dhe kulmi i kulmit në proces për të hapur tregun më elitar, më të vështirë, ë të pasur të peshkut që është Japonia. Të fusësh prodhim nga deti në Japoni do të thotë të kapësh kulmi ne standardeve. Jeni bërë faktorë në tregun më të vështirë dhe të hapur të kontinentin që është Europa veriore, vendet nordike, ku jeni prezentë. Nga ana tjetër, sot, këtë vit presim të mbyllet viti me 33 subjekte plus të licencuara. kemi një potencial të jashtëzakonshëm në kushtet kur po të shohim sot shifrat, e kemi rritur eksportin 239 %. Paga më e ulët që ju jepni për të punuar në peshkim është 800 mijë lekë.


A ka njeri këtu që nuk ka nevojë për punëtorë peshkimi? Të gjithë kanë nevojë për punëtorë peshkimi sepse kjo është ekonomi që po rritet dhe vazhdon të rritet. Ku i gjeni punëtorët, në Turqi, Egjipt. Disa me diploma kristali që pretendojnë se janë juristë kërkojnë punë, s’ka punë. Ja të vijnë dhe të trokasin në dyert e industrisë së peshkimit dhe nëse janë gati të punojnë e kanë gati punën këtu”, tha Rama.

Ai i ka ngarkuar disa detyra publikisht zëvendës ministrit të Bujqësisë Roland Kristo, teksa theksoi se ministria do jetë në dispozicion të peshkatarëve dhe me financim të drejtpërdrejt dhe për garancinë sovrane për kreditë në banka.
“Nuk diskutohet që jemi në kushtet që mund të kemi ambicie shumë më të madhe dhe për këtë duhet të adresojmë me shpejtësi disa çështje që ju të rrisni fuqinë tuaj. Për ne nuk ka rëndësi je socialist apo demokrat, rëndësi ka të kapësh peshkun.

Në buxhet siç kemi diskutuar për problemin tuaj të fuqizimit të flotës dhe riparimit të anijeve ne do t’ju japim mbështetje të drejtpërdrejt financiare, dy gjëra. Nga njëra anë do të ketë një fond Ministria e Bujqësisë që do të financojë dhe do të jetë financim i drejtpërdrejt për këdo që thotë unë kam nevojë të riparoj anijen, kjo kushton X, atëherë ipsilon do ta vërë shteti. Jo kredi, lekë në dorë mbështetje, ti do vësh pjesën tjetër. Ndërkohë duke qenë se ju keni problem çështjen e kredive me bankat, ministrja e ka për detyrë…Fondi i garancisë sovrane që ka vënë qeveria për bujqësinë dhe peshkimin duhet të vihet në lëvizje për kreditë që banka të garantohet nga shteti.
Landi, duhet ta tregosh që e meriton që të jesh zëvendës ministër. Për 4 vite rresht do financojmë fuqimisht flotën. Kushdo që do të punojë dhe sakrifikojë në këtë biznes të vështirë ka gjithë mbështetjen tonë.
Land kur të vish në det do jesh me Malin, në tokë me Besimin. Këtu duhet të bëhet markata model dhe bashkë me drejtorin e portit do të ulesh dhe me këta dhe gjithë kjo pjesë duhet të bëhet aksesibël për qytetarët. Duhet të bëhet një bulevard me gjithë prodhimet e peshkut, një markatë me standarde më të larta në Ballkanin Perëndimor. Gjëja më e mirë është që kjo markatë të jetë në bashkëpunim. Gjithë ju që jeni këtu, kushdo që të futet aksioner, të futet, do jetë ministria t’ju mbështesim. Ne si qeveri të garantojmë financimin, ju do fusni një pjesë të vogël. Menaxhimin do e bëni ju, jo shteti. Duhet të krijoni ju një autoritet më vete. Merrni ekspertë të huaj. Një vit kohë ke, duhet të hedhim themelet e markatës.
Na duhet një shkollë, nuk diskutohet. Sa më shumë ju po rriteni aq më shumë kemi problemi ne specialistëve të nivelit të lartë. Na duhet patjetër të ndërtojmë shkollën profesionale që të jetë në shërbim të industrisë dhe e lidhur drejtpërdrejt me praktikën. Edhe për shkollën duhet të punojmë. Edhe për shkollën brenda vitit të ardhshëm do të hapim themelin. Po t’i them këto publikisht që pastaj  Besimi, Mali, Luca të të rrinë tek qafa”, tha Rama.

Ai theksoi se janë 41 mln euro në dispozicion për t’u disbursuar me fondet e BE-së.

 

 

“Fillojmë portin e peshkimit në Vlorë, 100% me standarde profesionale me kushte higjieno-sanitare dhe me logjistikë si në portet e BE-së. Ju e dini që ky port ka defektet e veta, por ishte fakt i kryer. Këtu vetëm mund të axhustojmë, projekti ka qenë për së mbrapshti. Porti i peshkimit në Vlorë, do jetë më i mirë se ky. Malo zgjero flotën, ço dhe ca në Vlorë, por atje kujdes se je shumë demokrat për të qenë i mirëseardhur, duhet të jesh më i qetë.

Merrjani numrin e telefonit dhe para se të dilni në det çojini mesazh të gjithë, mbyteni me mesazhe ‘O Land zgjohu’”, tha ndër të tjera kryeministri.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?