Kulture

Teatri i Korçës “Andon Zako Çajupi” bëri bashkë në skenë 3 super-aktore në komedinë “Vdis duke qeshur”

Teatri i Korçës “Andon Zako Çajupi” bëri bashkë në skenë 3 super-aktore në komedinë “Vdis duke qeshur”, që gjatë kësaj jave po luhet në skenën e Arturbina në Tiranë.
Komedia, premiera e së cilës u luajt në festivalin “KokoFest” që mbahet çdo vit në Korçë, po shfaqet prej ditësh në Tiranë dhe në teatër nuk gjen më bileta për të. Vepra e autorit Paul Elliott me regji nga Ilir Bokshi bën bashkë aktorët Luiza Xhuvani, Zamira Kita, Olta Daku, Silvio Goskova e Paola Kodra.

Ngjarja zhvillohet në një natë të vetme, kur 3 mikesha të ngushta prej një jete, përcjellin për në botën tjetër të katërtën e tyre, e cila kishte ndërruar jetë. Një urnë ku ndodhej hiri i Merit, u bë bashkëbiseduesja e grave gjatë gjithë natës, me humor gjë që mund të duket absurde, por është gjithmonë sfiduesi i vdekjes.

Komedia sjell mesazhin se jeta duhet jetuar sikur çdo ditë e saj të ishte e fundit dhe ky është amaneti që Meri iu kishte lënë shoqeve të saj, të interpretuara mjeshtërisht nga Luiza Xhuvani, Olta Daku e Zamira Kita. Aktoret për 90 minuta bëjnë një trio kompakte dhe spektatorët shijojnë me të qeshura pa fund interpretimin e tyre.

Regjisori Ilir Bokshi ka realizuar projekte të ndryshme të suksesshme në skenat shqiptare me vepra si “Togeri i Inishmorit”, “Menaxheria e qelqtë”, “Nata e dymbëdhjetë”, “Edipi Mbret”, “Ferma e kafshëve”, etj. Skenografia e këtij projekti ishte e skenografit Beqo Nanaj.
Pas suksesit të padiskutueshëm në Korçë, Elbasan e Tiranë, “Vdis duke qeshur” ka ne plan të zhvendoset në skenën e teatrit të Durrësit e më pas të rikthehet sërish në Korçë, ku qindra spektatorë presin ta ndjekin.

 

 

https://youtu.be/-tshcMrnJa4

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?