Politike

Lulzim Basha përgënjeshtron Belind Këlliçin e FRPD

Kreu i PD Lulzim Basha ka përgënjeshtron një deklaratë të bërë mbrëmjen e djehsme nga Belind Këlliçi, kryetar i Forumit Rinor të kësaj force politike. Basha tha se mandati i tij ka mbaruar prej dy vitesh dhe zgjedhjet e reja janë njoftuar dje nga PD zyrtarisht.

Mirëpo, Belind Këlliçi njoftoi se zgjedhjet e reja njoftoheshin sepse ai kishte informuar Lulzim Bashës se do t’i bashkohej “Foltores” së ish-kryeministrit Sali Berisha. Vetë kreu i PD mëngjesin e kësaj të shtune e quajti të pavërtetë deklaratën e Këlliçit, duke thënë se ai ka “interesa personale”.

“Jo nuk është aspak e vërtetë. Kjo është një sajesë e fabrikuar për interesa personale. Për herë të parë në drejtimin tim Forumi Rinor ka zhvilluar zgjedhje për 1 anëtar 1 votë. Prej 2 vitesh kryetarit i ka përfunduar afati dhe sërish do të zgjidhet 1 anëtar 1 votë. Interesat personale nuk pengojnë dot zgjedhjet 1 anëtar 1 votë. Është i njëti proces që është ndjekur në vitin 2014”, u shpreh kreu i PD Lulzim Basha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?