Kurti për BBC: Serbia do bosnjëzimin e Kosovës, nuk e lejoj, qofsha në opozitë apo pushtet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për BBC-në ka thënë se Serbia do që Kosova do të bosnjëzohet, por ai ka premtuar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Kurti siguroi se Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë nuk do të ndodhë, qoftë vetë në qeveri apo opzitë, sepse sipas tij, kjo është arsyeja pse është votuar.
Sipas tij, ishte gjithmonë Beogradi ai që ishte nervoz kur “Zajednica” nuk kaloi, e kjo sepse, Serbia do që të krijojë një shtet tjetër brenda Kosovës.
“Kur Asociacioni i Komunave Serbe nuk u implementua, asnjë serb nuk protestoi, kurrë. Ishte gjithmonë Beogradi që ishte nervoz. Ata (Serbia) donë që ta përsërisin bosnjëzimin në Kosovë, ne nuk do ta lejojmë këtë, qofshim në opozitë apo qeveri. Kjo është arsyeja që jam votuar: Të pamundësojë bosnjëzimin e Kosovës. Unë jam i sigurt që me programin tonë, ne do t’i ndihmojmë serbët po aq sa shqiptarët. Nëse ne pyesim serbët cilat janë ankesat tuaja, ata do të thonë “vendet e punës dhe drejtësia”, por Beogradi do të ketë një shtet brenda një shteti, një shtet të Serbisë brenda pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Kurti për BBC.
Kurti ka theksuar se dialogu Kosovë-Serbi nuk është në prioritetet e tij, megjithatë nuk duhet të neglizhohet për normalizimin e marrëdhënieve. Kryeministri i Kosovës, tregoi gjatë intervistës se qeveria po fokusohet në zhvillimin ekonomik të vendit, sundimin e ligjit dhe pandeminë, duke shtuar se dialogu mes dy vendeve është i 4-ti në listë.
“Ne fituam zgjedhjet e 14 shkurtit me një fitore të favorshme me prioritet për pune. Nuk dua të neglizhoj normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, por zhvillimi ekonomik në një anë dhe sundimi i ligjit në anën tjetër, gjithashtu dhe pandemia, do të thotë se dialogu me Serbinë është në vendin e katërt në agjendën tonë të shtet-ndërtimit demokratik për republikën tonë të pavarur”, ka thënë Kurti.