Primo Shllaku: Nuk u bë asnjë aktivitet për Fishtën, kjo tregon se nuk i kemi punët mirë

Kulture

Organizimi për 150 vjetorin e lindjes së Gjergj Fishtës, në Muzeun Historik Kombëtar, kishte pjesëmarrës sipas poetit Primo Shllaku vetëm 17 persona. Fakti që nuk u bë asnjë aktivitet për Fishtën në qytetet e Shqipërisë, sipas tij, tregon se nuk i kemi punët mirë. Ky fakt tha Shllaku në emisionin “Arnautistan”,është dramatic, pasi Fishta është nga ata që është eleminuar shumë herë dhe prapë është gjallë.

“Ka një problem që duhet ta pranojmë të gjithë. Ne duhet të stabilizojmë kurset e diskursit. Unë isha në një mbledhje në Muzeun Kombëtar dhe në një sallë prej 300 vendesh ishin vetëm 17 vetë dhe me sa njihja unë 12 prej tyre i njihja që ishin gegë. Ata që ishin toskë ishin njerëzit e ngarkuar me organizimin. Fatkeqësisht nuk u bë asnjë lloj aktiviteti as në Gjirokastër, as në Vlorë, as në Fier. Kjo tregon se nuk i kemi punët mirë.  Kjo është shumë dr*amatike. Fishta ka shumë primate, ai është eleminuar më shumë se kërkush dhe prapë është gjallë”, kështu u shpreh Shllaku.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?