Nëna dhe babai zëvendësohen me “prindi 1 dhe prindi 2”
Drejtoria e Çerdheve dhe Kopshteve, ka hedhur poshtë formularin që qarkulloi ditën e djeshme në rrjete sociale, në të cilin fjalët “Nënë” dhe “Baba” ishin zëvendësuar me termat “prindi 1” dhe “prindi 2”. Formulari u publikua nga pastori Akil Pano, ku shkruante se “Agjenda G*a*y”, ka nisur zbatimin në shkelje të plotë me Kodin e Familjes, që është në fuqi në Shqipëri.
Për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Blerina Spahiu, psikologe e Drejtorisë së Çerdheve dhe Kopshteve, tha se të vetmet formularë që qarkullojnë nga institucioni janë ata që kanë të bëjnë me aplikimet për regjistrimin e fëmijëve. “Pamë në rrjete sociale këtë formular, por nga ana e Drejtorisë së Çerdheve dhe Kopshteve, të vetmit formularë që qarkullojnë janë ata të aplikimit që bëhen për regjistrimin e fëmijëve.