Pandemia/ Italia mbyll kufijtë me Shqipërinë

Aktualitet

Italia ka mbyllur kufijtë me Shqipërinë si pasojë e rritjes së rasteve me Covid-19. Ky vendim hyn në fuqi ditën e nesërme – 26 tetor dhe është i vlefshëm deri në 15 dhjetor.

Hyrja nga vendi ynë drejt Italisë dhe e personave që kanë udhëtuar gjatë 14 ditëve të fundit në Shqipëri do të bëhet vetëm për motive pune, shëndeti, studimi, urgjencë absolute apo rikthim në banesën e rezidencës.

Sipas dekretit të ri, Shqipëria, nga lista D e vendeve që nënkupton lejimin e qytetarëve të kalojnë duke prezantuar tampon, me vendimin e ri hyn në listën e vendeve E që nënkupton se hyrja në territorin italian do të bëhet vetëm për motive të caktuara.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?